Margarita Kola: Në SPAK ka prokurorë të politizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK është institucioni  më i rëndësishëm i dalë nga refoma në drejtësi dhe atje i kanë sytë të gjithë për të bërë goditje ndaj krimit në politikë. Por si funksionon ky institucion? Margarita Kola pavarësisht vlerësimit, deklaron se atje ka prokurorë të politizuar.

-Njerëzit kujtojnë se SPAK është butoni që zgjidh gjithçka. Cili është komenti juaj?

Në fakt SPAK nuk po performon në pritshmëritë që ka pasur publiku I gjerë, por edhe neve që jemi persona të ligjit. Pritshmëria e publikut, por edhe e të tjerëve të cilët nuk janë publik por njohin sistemin dhe janë pjesë e sistemit, ka qenë shumë e lartë. A janë të përgatitur anëtarët e SPAK  për të hetuar çështje të tilla? Sepse ne sapo thoshim deri tani që ne nuk kemi hetuar fare mbi korrupsionin. Për të hulumtuar një rrjet korrupsioni ose të niveleve të larta, ti duhet të kesh metodat por edhe hapësirë që të interferosh deri atje dhe ta zbulosh. A janë këta totalisht të çliruar dhe të mbrojtur dhe me një status që I lejon të bëjnë këto hetime?

-Formalisht ka.

Dhe e treta, a janë kaq të depolitizuar? Sepse këta janë edhe personat që do zgjedhin.

-A janë kështu?

-Disa po. Disa jo.

-Jeni duke thënë se në SPAK ka prokurorë që janë të politizuar?

-Po ka. Shumë nga ata e dinë për kë e kam fjalën. Janë disa element që e bëjnë SPAK-un të mos performojë në bazë të pritshmërive që ne kemi./Fjala.al/Ke.Ba 

 

 

 

 

Të fundit

Izraeli shënjestron Bushehrin, alarm për sigurinë bërthamore në Iran

Të dielën në mëngjes, më 22 qershor, janë raportuar shpërthime të fuqishme në qytetin jugperëndimor të Iranit, Bushehr, sipas...

Zjarret në Divjakë dhe Lushnje, arrestohet një 64-vjeçar

Gjatë orëve të fundit, dy zjarre aksidentale kanë përfshirë sipërfaqe me pemë dhe tokë bujqësore në zonat e Divjakës dhe Lushnjes. Policia njofton se ka...

Festa e titullit kampion, 3 tifozë rrëzohen nga tribuna dhe 81 të plagosur në spital

Tre tifozë në Algjeri kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i dytë i stadiumit sepse një barrierë sigurie në katin e sipërm u shemb. Ngjarja...

Altin Dumani ul në detyrë ish-shefin e tij, Arben Kraja. Zbulohet arsyeja

Një lëvizje e papritur ka ndodhur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas asaj që gazetari Elton Qyno ka bërë...

Vlorë, rikthehet uji i pijshëm në lagjet e qytetit bregdetar

Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur. Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati...

Lajme të tjera

Web TV