Kupa e Spanjës, Sevilja mund Barcelonën 2-0, sonte takimi i parë i Levante-Atletik Bilbao

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimet e para të gjysmëfinaleve, Levante-A. Bilbao, të enjten (21.00), direkt në RTSH Sport. Sevilja ka mundur të mërkurën Barcelonën 2-0 në takimin e parë të duelit të parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Spanjës.

Siç dihet, kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që po sjell përballjet më të spikatura dhe të enjten do të sjellë edhe duelin e parë të gjysmëfinales tjetër, Levante – Atletik i Bilbaos.
Kupa e Spanjës, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit, ka luajtur të martën ndeshjen e parë të të gjysmëfinaleve, që ndryshe nga turet e deritanishme, që janë vendosur nga një takim i vetëm, do të zhvillohet me sistem vajtje-ardhje.

Siç dihet, kjo veprimtari historike, që po zhvillon edicionin e saj të 118-të, është një tjetër ekskluzivitet madhor i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që po sjell përballjet më të spikatura të çdo faze.

Dhe të martën ka ardhur takimi i duelit të parë, që ka vënë përballë Seviljen, 5 herë fituese dhe 4 herë finaliste e mundur, me Barcelonën, e cila është në fakt rekordmbajtësja e këtij trofeu, duke e fituar atë plot 30 herë dhe duke dështuar në 11 finale të tjera. Ndonëse Barcelona kërcënoi, por pa rezultat të shënonte pas 11 minutash lojë, janë vendasit që do ta bëjnë me sukses në minutën e 25-të. Me epërsinë minimale do të mbyllen 45 minutat e para

Ndërsa ato të dytat do të shikojnë Barcelonën më ngulmuese në kërkim të golit të barazimit, por Sevilja e administron epërsinë minimale, madje e dyfishon atë 5 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të ish-lojtarit të Barcelonës, Ivan Rakitiç. Nuk ka më kohë dhe Sevilja fiton me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës, ndërsa dueli i kthimit luhet në “Kamp Nou” më 3 mars 2021.

Lexo edhe :  Tifozët e Man. Cityt prezantojnë koreografinë “anti-Vinicius”: Të doli shpirti duke qarë

Ndërkaq, në duelin tjetër gjysmëfinal, Levante, e cila zyrtarisht nuk e ka fituar asnjëherë këtë trofe, sfidon një tjetër specialist të Kupës së Spanjës, Atletik të Bilbaos, e cila me 23 trofe të fituara dhe 14 finale të humbura është e dyta, pas Barcelonës, sa i përket sukseseve të arritura në këtë veprimtari. Takimi i parë i çiftit Levante-Atletik i Bilbaos, do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 21:00 dhe do të vijë gjithashtu drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Kupa e Spanjës

Gjysmëfinalet:

Të mërkurën, 10 shkurt 2021:
Sevilja – Barcelona 2-0
Shënues: Kunde 25’, Rakitiç 85’

Të enjten, 11 shkurt 2021:
Atletik i Bilbaos – Levante (21:00)

Të mërkurën, 3 mars 2021:
Barcelona – Sevilja (21:00)

Të enjten, 3 mars 2021:
Levante – Atletik i Bilbaos (21:00)

Të fundit

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Sarandë, humbet kontrollin dhe del nga rruga benzi, arrestohet drejtuesi

Një 42 vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor  në Sarandë. Gjergj Gjergji Shkokota duke udhëtuar me mjetin e tij tip benz, me...

Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një...

Google heq dorë nga zotimi kundër armëve me inteligjencë artificiale

Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Korrespondenti...

Lajme të tjera

Web TV