Koronavirusi ‘gjunjëzon’ edhe Rihannën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vite pas hapjes së bujshme dhe shumë të komentuar, Rihanna do të mbyllë kompaninë me linjën e saj të veshjeve, Fenty.

Mediat e huaja raportojnë se ky vendim erdhi pas disfatave të njëpasnjëshme të brandit, kryesisht për shkak të koronavirusit dhe vështirësive të mbajtjes së një kompanie në distancë, pasi veshjet e Fentyt prodhohen në Paris dhe Itali.

Ndalimet e udhëtimeve, e mbajtën Rihannan të izoluar në SHBA dhe i dhanë përparësi Fenty Beauty dhe Fenty Skin, kompani që janë të vendosura në Los Angeles dhe kanë në fokus kremrat e kujdesit të fytyrës dhe lëkurës dhe produktet e makeup-it.

Marka e Rihannas ishte pjesë e LVMH – LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze e specializuar në mallra luksoze.

“Gruaja Fenty nuk mund të shpjegohet. Gruaja Fenty vishet sipas humorit dhe sipas rastit. Mendoj se të gjitha femrat kështu janë, zgjedhin nga gardërobat veshje sipas humorit të momentit. Unë e bëj këtë gjithë kohën, ndaj dhe brendi im këtë reflekton”, thoshte Rihanna.

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV