Mediat ndërkombëtare nuk raportojnë për të vdekur apo të lënduar prej tërmetit me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter në Karaibe.
Gjithësesi materiale janë shumë të mëdha. Ndërkaq në internet janë publikuar imazhet e disa gropave gjigante që janë hapur nëpër rrugës e Ishujve Kajman, ku banorët mbetën të habitur kur panë se nga pusetat e kanalizimit shpërtheu uji.
Instituti gjeologjik amerikan, ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej gjashtë miljeve në veri të Lucea të Xhamajkës.
Vetëm një orë më pas janë ndjerë dridhjet e një tërmeti tjetër me fuqi prej 6.1 magnitudë në bregun e Ishujve Kajman, ndërkaq rrjetet sociale i tejmbushjen nga video të ndryshme amatore që tregojnë pasojat e tërmetit. /Fjala.al