Aksidenti ku vdiq pacientja me Covid-19, në pranga shoferi i ambulancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili ditën e djeshme teksa transportonte me ambulancë një 70-vjeçare, ka përfunduar në kanal. Aksidenti ndodhi paraditen e djeshme, ndërsa si pasojë e aksidentit humbi jetën pacientja që transportohej me ambulancë.

Kjo e fundit, sipas burimeve mësohet se ishte prekur me Covid-19, dhe gjendja e saj ishte e rënduar. Nga shpejtësia e lartë por e favorizuar edhe nga lagështira në rrugë, ambulanca ka përfunduar në kanal.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të...

Meksika përgatitet për stuhinë tropikale ‘Barbara’, ja çfarë pritet

Stuhia tropikale ‘Barbara’ u formua në brigjet jugperëndimore të Meksikës, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në Miami herët sot. Deri më tani nuk janë...

Një hall i madh prindëror për Arsimin në Shqipëri!

Prof.asoc.dr. Marenglen Kasmi Studiues / pedagog – Botuar në DITA Shkak për këtë shkrim nuk është vetëm përvoja ime shumëvjeçare si pedagog në arsimin universitar e...

51 aksidente çdo ditë! Shtohen incidentet nga përdorimi i monopatinave

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

Luftë brenda 4 viteve/ Gjermania planifikon ndërtimin e bunkerëve për 1 milion qytetarë

The Guardian Gjermania ka nisur një plan urgjent për rindërtimin dhe modernizimin e sistemit të saj të mbrojtjes civile, përfshirë ndërtimin dhe rikthimin në funksion...

Lajme të tjera

Web TV