Mjeku Arjan Harxhi: “Korona” është virus i vjetër, ka ndryshuar tiparet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Arjan Harxhi thotë se virusi që tashmë po shqetëson botën, është një virus i zbuluar qysh në vitet ’60.

Në studion e emisionit “Arena” ai tha se ky është një nëntip i ri, i cili është bujtës te kafshët dhe ndryshon tipare duke u shfaqur te njeriut.

Harxhi përmendi ndryshimin që ka bërë ky virus në vitin 2002 dhe në vitin 2012. Sipas tij ekziston panik pasi është një nëntip i ri virusi me tipare të reja.

“Është një virus që njihet nga bota mjekësore, është një virus që është zbuluar në vitin ‘60. Është një virus që shkakton sëmundje të zakonshme, ftohjen. Veçoria e viruseve, që ne i trembemi, është ndryshueshmëria e tyre.

Sidomos kur bëhet fjalë për viruse që kanë bujtës kafshët, kur këto kalojnë, për një arsye të caktuar, ndryshojnë tiparet, kalojnë te njeriu, ndryshojnë këto tipare për tu bërë patogjen te njeriu. Ka ndodhur ky ndryshim, ne nuk e dimë pse. Ka ndodhur një herë në 2002 dhe u shfaq SARS-i i famshëm.

Në 2012 ndryshoi dhe u shfaq MERS-i, nga një bujtës tjetër, ishte një nëntip tjetër i koronavirusit dhe dha këtë infeksion të rëndë të mushkërive në Lindjen e Mesme.

Ndoshta tani i erdhi radha të bënte atë kapërcimin e tretë për të shfaqur këtë virus të ri. Prandaj ka panik se quhet virus i ri, pra është një virus me tipare të reja. Sa herë që ka viruse të reja që prekin njerëzimin, ky i fundit duhet të shqetësohet”, tha Arjan Harxhi.

Të fundit

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet i zhveshur, pa mburoja dhe...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Lajme të tjera

Web TV