“Mos harroni rimëkëmbjen pas tërmetit”/ Rama: Po njësoj do ia dalim me vaksinimin e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka sërish një mesazh për sfidat e qeverisë në periudhën e pandemisë. Rama shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se askush nuk e besonte se pas tërmetit do t’ia dilnim rimëkëmbjes së mijëra familjeve të mbetura pa strehë. Ai shton se po njësoj do t’ia dalim edhe vaksinimit hap pas hapi duke kapërcyer malin e vështirësive.

“Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po. *Shkodër”, shkruan Rama.

Të fundit

Turi në Diasporë/ Kryeministri Rama njofton ditën e takimit me shqiptarët në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vijon turin e takimeve me diasporën shqiptare. Pas Greqisë, takimi i radhës i shefit...

Të mbyllur në regjimin 41- bis në Peqin, 7 të burgosur refuzojnë ushqimin

Mësohet se 7 të burgosur të regjimit  “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime...

Veliaj pret në takim ambasadoren e Japonisë: Së shpejti prezantojmë “TEDA Tirana”

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato, me të cilën diskutuan për punimet...

Vrau efektivin/ Azgan Mërnica ‘zbërthehet’ para autoriteteve, rrëfen momentin e sherrit

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale. Mërnica ka deklaruar se po...

Gabimet që nuk duhet t’i bëni kur po martoheni

Vitet e fundit, dasmat, ceremonitë apo eventet e ndryshme, po organizohen nga kompani të posaçme që marrin përsipër gjithçka, nga dekori i ambientit deri...

Lajme të tjera

Web TV