Edi Rama: Do të vaksinojmë të moshuarit që janë personalitete. Presim marrëveshjen për 360 mijë doza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga stadiumi “Air Albania” se pritet një marrëveshje për 360 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 nga Astra Zeneca. Rama tha se për 1 mijë persona vaksinimi mbyllet këtë javë, teksa nesër do të nisë dhe në Vlorë.

“S’kemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Rreth 1000 persona vaksinimi do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një  numër tjetër të moshuarish që janë personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalime.

Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me AstraZenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe aty kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit.”, tha Rama.

Të fundit

“Nëse jeni çift mund të debatoni…”/ Horoskopi për 23-29 janar 2025: Lërini ndjenjat të…

Dashi Këtë javë dashuria ju sfidon të gjeni një ekuilibër mes pasionit dhe durimit. Nëse jeni çift, mund të ndiheni...

Zgjedhjet e 11 majit, juristja: Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj jashtë listës së Berishës!

Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se shqiptarët e diasporës kanë treguar një interes të lartë me rreth 60,000 aplikime deri më tani. Sipas saj,...

Çfarë ndodhi? Egli shpërthen në lot: Dëgjova diçka që është shumë rëndë…

Para pak minutash, Egli Tako ka qenë duke qarë në krevat. Afër i ka ndejtur vetëm Loredana, e cila e ka këshilluar që ti marr...

Investimet strategjike, ja cilët janë 6 sektorët që favorizohen dhe kushtet për secilin

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët...

Pensionet/ Ish-kooperativistët s’do të përplasen më nëpër gjykata!

Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar projekligjin, i cili u njeh vitet e punës që s’figurojnë në regjistra të gjithë pensionistëve që kanë punuar...

Lajme të tjera

Web TV