Balla takim me mjekët në Elbasan: Në 2013 askush se mendonte pagën e mjekut mbi 1 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim vlerësimi dhe mirënjohjeje me mjekët pensionistë të Elbasanit.

Në bashkëbisedim me mjekët Balla theksoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në nivelin e pagave të mjekëve krahasuar me vitin 2013, por edhe investimet e jashtëzakonshme të kryera në spitale e qendra shëndetësore:

“Jam shumë krenar sot të them që paga e një mjeku sot është mbi 1 mijë euro dhe jemi goxha mirë në krahasim ku ishim.

Askush nuk mund ta besonte këtë në vitin 2013. Në vitin 2011 paga shkonte 50 mijë lekë të reja.”

Balla u shpreh i emocionuar teksa dëgjoi kërkesën e këtyre mjekëve të ndëruar për të vijuar të kontribuojnë për shoqërinë.

“Për ne është fat që kemi një ekip mjekësh që vetëm mosha i ka nxjerrë në pension, por jo aftësia.

Jam i emocionuar nga kjo kërkesë e juaja për të vijuar të kontribuoni në dobi të shëndetit.

Ne duhet ta rimendojmë marrëdhënien me mjekët pas plotësimit të moshës së pensionit.”, tha Balla.

Balla gjithashtu vlerësoi kontributin e mjekëve, sot më shumë se kurrë, kur sakrifica e tyre në dobi të qytetarëve, të shpëtimit të jetëve njerëzore është e jashtëzakonshme.

Gjithashtu në këtë takim iu bashkua Ballës edhe ish-deputeti i LSI-së, Bujar Kllogjeri

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV