U shtir si gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë, si e mashtroi 26-vjeçari të miturën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar bëri sikur ishte gjinekolog dhe përdhunoi një vajzë. Pas arrestimit prokurorët kërkuan një dënim me gjashtë vjet e tetë muaj burgim. Ngjarja ndodhi në Palermo të Italisë.

Ai e takoi vajzën në Instagram dhe për ta joshur ai do të pretendonte se ishte gjinekolog, pasi vajza po kërkonte informacion në internet mbi këtë temë.

Ai e kishte përdorur këtë skemë për t’i kërkuar asaj foto të pjesëve intime dhe më pas për ta takuar dhe për ta përdhunuar.

I akuzuari, një banor i papunë në një komunë në provincën e Palermo, ishte në arrest shtëpie për dhunë seksuale dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve në fund të shkurtit të vitit të kaluar. Procesi po zhvillohet me procedurën e shkurtuar. Sipas Prokurorisë, të dy do të ishin takuar përmes rrjetit social. I akuzuari do të kishte kontaktuar viktimën, një pesëmbëdhjetë vjeçare. Meqenëse vajza do të kërkonte informacion mjekësor, ajo nuk do ta kishte problem t’i jepte të pandehurit numrin e saj celular. Përmes mesazheve, ai do të kërkonte gjithashtu foto dhe video të vajzës së mitur. Më pas do të linte takim me të për ta përdhunuar, shkruajnë mediat italiane.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza foli me prindërit e saj për atë që i kishte ndodhur dhe morri guximin që ta denoncojë.

 

Të fundit

Gazetarja zbulon planin e SPAK për zgjedhje/Do infiltrohen njerëz në shtabet elektorale

Prokuroria e Posaçme ka hartuar një strategji të re për monitorimin e zgjedhjeve, e cila synon të evidentojë shkeljet dhe të garantojë një proces...

Revista britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025

Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara – ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira...

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2025

Territori shqiptardo të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të...

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të kishte lidhje me bandat kriminale...

Lajme të tjera

Web TV