Rusia miraton vaksinën e tretë anti-Covid, është ‘Covivax’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria Ruse e Shëndetësisë, ka miratuar një vaksinë të tretë kundër Covid-19. Bëhet fjalë për ‘CoviVac’, e realizuar nga Qendra Shkencore Federale Chumakov për Kërkimin dhe Zhvillimin e Barnave Imunobiologjike në Shën Petersburg.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin njoftoi lajmin, duke shpjeguar se “në mes të marsit, 120,000 dozat e para do të shpërndahen midis popullatës civile”.

Raportohet se vaksina ‘CoviVac’, duhet të merret në dy doza, me 14 ditë në mes. Ndërkohë, dy vaksinat e tjera ruse të miratuara më parë, janë ‘Sputnik V’ dhe ‘EpiVacCorona’.

Miratimet paraprake kishin ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim, por dozat e para filluan në një shkallë masive në Rusi vetëm pasi përfunduan provat dhe treguan sukses.

‘Sputnik V’ u miratua në gusht dhe vlerësimet e fazave klinike filluan në shtator. Vaksinimi masiv filloi në dhjetor, pasi rezultatet paraprake të provës treguan se vaksina ishte 91.4% efektive.

Që atëherë, më shumë se dy milionë rusë janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të ‘Sputnik V’, tha Ministri i Shëndetësisë’ Mikhail Murashko.

“Sot, Rusia është i vetmi vend që ka tashmë tre vaksina kundër COVID-19”, tha kryeministri Mishustin.

Të fundit

Fedez nën hetim: Rai i mbyll derën reperit

Fedez dhe Alessandro Cattelan janë njohur që nga ditët e X Factor dhe gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë...

Begaj bën bashkë socialistë e demokratë në Mirditë: Turizëm patriotik-fetar-historik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore...

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin e zi”: Çfarë na pret në Shqipëri…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë të zbresë në pikun më të ulët në histori. Pano Soko...

Insektet do të bëhen ushqim i zakonshëm i tryezave për një arsye shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet i zakonshëm. Kjo pasi, insektet...

Shkarkimi tashmë çështje orësh, Allegri shpërthen ndaj të gjithëve

Massimiliano Allegri një hap larg shkarkimit nga Juventusi. Trajneri i bardhezinjve shpërtheu ndaj të gjithëve pas triumfit në Kupën e Italisë, duke u përplasur...

Lajme të tjera

Web TV