Yuri Kim i hyn me themel: Jemi përkrah SPAK-ut kundër krimit të organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë pasi zbarkoi në Shqipëri, ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka dhënë mbështetje kategorike institucioneve të reja të drejtësisë që janë ngritur për të luftuar krimin e organizuar.

Pasi ambasadorja mori kredencialet nga presidenti Ilir Meta dhe takoi ministrat kyç të kabinetit Rama, Yuri Kim e ka shtrirë axhendën e takimeve edhe tek njerëzit e rinj të drejtësisë.

Ajo takoi fillimisht kryeprokurorin Olsian Çela, i cili gjithashtu mori mbështetjen amerikane në drejtimin e prokurorisë së përgjithshme, ndërsa sot Kim ka zbarkuar në zyrën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja.Ky institucion është edhe shtylla mbi të cilën do të ngrihet i gjithë procesi i hetimit, gjykimit dhe vendosjen përpara drejtësisë të ‘peshqve të mëdhenj.’ Këtij institucioni pritet t’i bashkohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit për të cilën amerikanët do të japin ndihmën teknike në mënyrë maksimale, pasi ajo do të jetë sipas modelit të FBI-së amerikane.Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruan në Facebook ambasada amerikane.

Të fundit

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Lajme të tjera

Web TV