Përfaqësuesi i BE sulmon ashpër SHBA nga Prishtina, por nuk jep asnjë garanci për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Josep Borrell ka mbërritur në Prishtinë për vizitën e tij të parë zyrtare si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme. Ai u prit në takim nga presidenti Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për një sërë çështjesh si dialogu me Serbinë, liberalizimi i vizave, etj.

Gjatë takimit, Borrell ka adresuar kritika të forta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhimit të saj në Kosovë. Sipas tij, amerikanët nuk kanë shpenzuar asnjë euro të vetme në Kosovë, ndërsa BE ka shpenzuar deri më tani 1 miliard euro.

“Amerikanët kanë shumë plane. Kanë plan për gjithçka. Kanë plan për Lindjen e Mesme dhe kanë plan për Kosovën. Gjëja e rëndësishme nuk është të kesh një plan, e rëndësishme është që angazhohesh vazhdimisht me sukses. Sepse ashtu siç unë di, amerikanët nuk kanë shpenzuar as një euro të vetme në Kosovë. Dhe ne kemi shpenzuar më shumë se 1 miliard euro. Dhe po investojmë më shumë se 1 miliard e gjysmë për të zhvilluar infrastrukturën”, është shprehur Borrell.

Zyrtari i Lartë gjithsesi theksoi se ne BE nuk është në garë me SHBA-në, pasi me të bashkëpunon në shumë vende të botës, përfshirë Kosovën.

E megjithatë, kur vjen puna te angazhimet që BE duhet të tregojë ndaj Kosovës, siç është liberalizimi i vizave, Josep Borrell nuk ishte në gjendje të garantonte asgjë.

“Më lejoni që të them se nuk mund t’u premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse ky është vendim që duhet të merret nga shtetet anëtare, por mund të them se nga ana ime dhe nga ana e komisionit që përfaqësoj, që jam nënkryetar, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, ka thënë Borrell.

Lexo edhe :  S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Ai shtoi se Komisioni Evropian do të marrë një vendim së shpejti për këtë çështje.

Thaçi nga ana e tij theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që të ndodhë liberalizimi i vizave.

“Nuk mund të mos shpreh zhgënjimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës me mosmarrjen e vendimit nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Në veçanti kur kemi parasysh se kemi të bëjmë me një vlerësim të standardeve jo të njëjta me vendet e tjera në rajon. Kur disa prej këtyre vendeve kanë problem me funksionim të demokracisë, të sundimit të ligjit të të drejtave të njeriut, të funksionimit të lirë të mediave dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova që është shembull i demokracisë në rajon”, tha Thaçi.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u shpreh gjithashtu se nuk është detyrë e tij që të bindë pesë shtetet anëtare, përfshirë Spanjën, vendi nga ku ai vjen, për të njohur pavarësinë e Kosovës./Fjala.al

Të fundit

Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut, më shumë shqiptarë në administratë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përkujdeset për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, pas përgatitjes...

Bentley ndryshon pamjen e logos legjendare

Bentley ka përgatitur një version të ri të logos së saj në formën e një “B me krahë”. Kjo është vetëm hera e pestë që...

Zbulohet arsyeja pse Diogo Jota po udhëtonte me makinë dhe jo me avion

Aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij më të vogël, Andre Jota, mund të...

Raporti i CIA: Putin nuk ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016

Një raport i fundit Inteligjencës Amerikan i publikuar të mërkurën gjeti të meta të mëdha në konkluzionin e arritur se Presidenti rus Vladimir Putin...

‘Përvëlohet’ Shqipëria/ Nuk do ta besoni, ja sa priten të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Lajme të tjera

Web TV