Teleskopi DKIST (Daniel Ken Inouye Solar Telescope) në Hawai ka mundur të fiksojë pamjen më të afërt ndonjëherë të sipërfaqes së Diellit. Imazhi i ri tregon fuqinë e këtij teleskopi, si dhe pritet t’i japë përgjigje disa prej dilemave mbi yllin më të afërt me Tokën.
Pamjet tregojnë se si sipërfaqja e Diellit është e mbuluar nga “qeliza të arta”, por me sipërfaqe të konsiderueshme.
Studiuesit presin që me këtë zhvillim të ri të studiojnë më mirë stuhitë diellore dhe fenomene të tjera.