E mitura shqiptare përdhunohet nga xhaxhai i babait të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, teksa një shtetas ka përdhunuar seksualisht një 13-vjeçare. Konkretisht ngjarja e turpshme ka ndodhur në fshatin Dubravë. Mësohet se e mitura është përdhunuar nga xhaxhai i babait të saj dhe madje në shtëpinë e tyre. Autori i këtij akti të turpshëm është identifikuar me inicialet A.F., ndërsa pas akuzave, shtetasi në fjalë u përball me caktimin e masës së paraburgimit.

Njoftimi i plotë

Ferizaj 9 mars 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.F. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri A.F. – xhaxhai i babait të viktimës, më 7 mars 2021, në fshatin Dubravë –Ferizaj, në shtëpinë e përbashkët të tyre, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të miturën trembëdhjetë (13) vjeçare. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat ligjore të KPPRK-së, marr parasysh se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit i pandehuri, si dhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjendet i pandehuri në liri mund të ndikoj tek të njëjtit përkatësisht tek e mitura, si dhe tek prindi i të miturës, me të cilët jetojnë në një shtëpi të përbashkët, me kate të ndara, dhe me gjendjen e tij në liri ekziston rreziku real dhe potencial se mund të ndikonte tek të njëjtit në mënyrë që të deklarojnë ndryshe apo edhe të deklarojnë në favor të mbrojtjes së tij, andaj edhe mund të vije deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV