E trishtë/ Covid i merr jetën aktivistit të njohur të shoqërisë civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile, Genci Pasko u nda mbrëmë vonë nga jeta, si pasojë e Covid-19.

Ai ishte i sëmurë prej disa ditësh, por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se  20 vite, nga fillesat e gjatë zhvillimeve të këtij sektori, ku shume procese të rëndësishme mbajnë emrin e tij.

Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit.

Genci ishte njeriu ku natyra kish ndërthurur me mjeshtëri e në detaje seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet.

Nga kjo ikje e pashpirt dhe e pabesë, ka humbur shumë familja e tij e mrekullueshme që ai e deshi fort dhe iu përkushtua, por po aq shume edhe miqtë, shokët, kolegët, e të afërmit.

Genci jetoi pak dhe intensivisht duke hedhur me shpejtësi çdo hap drejt arritjeve.

 

Të fundit

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

Lajme të tjera

Web TV