Balla prezanton kandidatët e bashkisë Elbasan: Listat e LSI janë mbushur me njerëz të arratisur nga drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla prezantoi para Asamblesë Socialiste të Elbasanit kandidatët e skuadrës së PS që do të garojnë në bashkinë e qytetit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Fjalën e tij Balla e nisi duke ironizuar Lulzim Bashën lidhur me incidentin e djeshëm në Elbasan, por edhe për shkeljet e masave anti-codiv që kreu i PD bën gjatë takimeve të tij me banorët.

“Shqiptarët po shohin, kanë parë dje kanë parë pardje po shohin sot qasjen e vërtetë të Lul Bashës ndaj shqiptarëve. Del Luli në Lezhë e Kavajë me aq sa ka shtrydhur tashmë PD për ti bërë karshillik kujt? Atyre që janë duke luftuar me covidin dhe për jetën në spitalin covid1, covid 2, covid 3, në Spitalin Rajonal të Elbasanit? Atyre po i bën karshillik?”, tha Balla.

Sipas Ballës populli i mençur shqiptar vlerëson më shumë forcën e shtetit e ligjin dhe për të dallimi më i madh mes PD dhe PS është pikërisht qasja kundrejt ligjit.

Sa i përket ekipit të PS, në Elbasan Balla tha se kurrë në 30 vite PS nuk ka dalë më një ekip puro elbsanllinj si ky që është sot.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të luftojë për ti dhënë Elbasanit në Tiranë, në Parlament, në qeveri vendin që i takon.

“Në këto 30 vite kurrë më parë PS nuk ka dalë më një ekip puro elbsanllinj si ky që ne dalim sot para jush. Jo vetëm që në krye të listës është Elbasani sepse i takon është kryeqyteti i qarkut, është qyteti i 3-4 në Shqipëri për nga madhësia por forca, dija, kultura e Elbasanit duhet të marrë vendin që i takon në vendimarrjen e këtij vendi. Ky ka qenë udhërrëfimi im për gjithë qasjen që kam tentuar dhe do vazhdoj të luftoj për ti dhënë Elbasanit në Tiranë, në Parlament, në qeveri vendin që i takon”, tha Balla.

Lexo edhe :  Lista e zezë e qarkut Tiranë, kush janë 4 opozitarët që mund të mos e gëzojnë mandatin

Balla nuk la pa përmendur as listën e PD në Elbasan të cilën e konsideroi si një listë fyese.

“Lisa e PD të Elbasanit është minimalisht fyese, maksimalisht është fakt që PD se ka fare Elbasanit në hartë, nuk ekziston Elbasani në hartën e PD.

Kush do konkurrojë? Me mua jo e jo se nuk kam bërë plan të bëj ndonjë krahasim me Gaz Bardhin unë. Nuk hy fare në asnjë lloj krahasimi ”, shtoi Balla.

Sa i përket LSI-së, Balla e vlerëson si një listë të mbushur me njerëz të arratisur nga drejtësia, të cilët duan t’i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë që re.

“LSI nuk merr mandat në Elbasan. Çuarja për skrap në një nga furrat e metalurgjikut e LSI ka përfunduar në Elbasan”, tha Balla.

Në fund Balla tha se beteja e tyre nuk është as me PD as me LSI, por me pritshmëritë që kanë kanë qytetarët e Elbasanit nga PS.

“Nuk kanë dyshim qytetarët e Elbasanit që çdo hall, çdo problem, rruga dhe lagjja, sheshi dhe pallati, kanalizimi, kanali vaditës, kanali i ujërave të zeza, uji i pijshëm, rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike, i presin nga ne. Nuk i presin nga njeri tjetër”, theksoi Balla.

Teksa rikujtoi edhe njëherë zgjedhjet e 25 prillit, numri dy i PS tha se atë ditë PS do të marrë rezultatin më të madh historik gjatë gjithë 30 viteve të vet.

Të fundit

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Lajme të tjera

Web TV