Guardiola shigjeton Klopp: Po diskrediton garat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara midis dy personave të konsideruar si trajnerët më të mirë, Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp duket se nuk do të mbarojë asnjëherë.

Pas kualifikimit të Manchester City-t në finalen e Kupës së Ligës, trajneri katalanas ka thumbuar gjermanin e Liverpool.

“Citizenët” do të kenë përballë skuadrën e Aston Villa-s në finalen e 1 marsit, pasi arritën e të triumfonin në derbin me United me rezultatin 3-2.

Sipas Guardiolës ndeshja për këtë kupë duhet të luhet me një skuadër të fortë, ndonëse nga tifozeria ky trofe konsiderohet si i parëndësishëm.

“Njerëzit thonë se ne jemi të vetëkënaqur për atë çka kemi fituar. Ti nuk duhet ta diskreditosh kompeticionin më modest të sezonit, nëse nuk je në gjendje që të fitosh Premier Ligën tri herë radhazi. Kur fiton shumë, njerëzit thonë se ky turne nuk ka rëndësi. Por me mua kjo nuk ndodh. Nuk ka rëndësi, ne do të tentojmë ta fitojmë. Të luash në ‘Wembley’ me një skuadër historike si Aston Vila na bën shumë të lumtur që do të jemi atje”- këto fjalë katalanasi i ka thënë për teknikun e “Reds”, i cili në takimin e kthimit të Kupës FA vendosi të luante me ekipin U-23, madje në ndeshjen e 4 shkurtit nuk do jetë as vet në stol.

Skuadra e Pep Guardiolës vazhdon të jetë në garë për titullin thuajse të mbyllur në Premier Ligë (19 pikë pas Liverpulit), Kupën e Ligës, Kupën FA dhe Champions-in./Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV