Një rekord i ri është arritur për sa i përket nivelit të inteligjencës dhe çuditërisht nuk është ndonjë shkencëtar që e ka kapur por një nxënëse e shkollës fillore. E mitura ka arritur të kalojë kofiçentin e inteligjencës se shkencëtarëve Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Bëhet fjalë për Freya Mangotra, nga Moseley, Birmingham, e cila ka qenë vëtëm 10 vjeç kur ka bërë këtë test inteligjence.
Besohet se të dy shkencëtarët si Einstein ashtu edhe Hawking kanë pasur një IQ prej 160 por e mitura arriti një IQ prej 162. I ati i të resë ka deklaruar se rezultati i Freya prej 162 në testin Cattell III B e bën fëmijën e tij zyrtarisht ‘një gjeni’.
Sipas një psikiatri kjo është është IQ-ja më e lartë që mund të marrësh nën moshën 18 vjeç.
Babai i saj ka treguar se kur vajza ishte vetëm tetë vjeçe, ata kishin konkurruar për të parë kush mund të lexonte i pari të shtatë librat e Harry Potter.
“Nuk dua të bëj shumë presion mbi të, por ne e dinim që kur ishte 2 ose tre vjeçe që ajo ishte e talentuar. Ajo i kap gjërat shumë shpejt dhe mund të përqendrohet shumë shpejt dhe të kujtojë gjërat. Asaj i duhet vetëm të lexojë ose të bëjë diçka një herë për ta mbajtur mend. Ne jemi të bekuar”, -u shpreh i ati i vajzës.
/Fjala.al