Legalizimet në Elbasan, Balla: Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin e Lulin, ky proces do të ishte një bombë sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legalizimet në Elbasan, Balla: Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin dhe Lulin brenda, procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorë e Elbasanit, ku u ndal tek procesi i legalizimit dhe urbanizimit të qytetit.

Teksa bëri me dije shifrat, Balla tha se nën qeverisjen e Sali Berishës u legalizuan vetëm 22 mijë banesa në rang kombëtar, ndërkohë që pas 2013 nën qeverisjen e PS u kryen 230 mijë legalizime.

Sa i përket Elbasanit, numri dy i PS theksoi se diferenca është spektakolare.

“Në Elbasan diferenca është spektakolare. 603 legalizime për 8 vite në kohën e qeverisjes së Berishës ndërsa nga viti 2013 e deri tani 17445 legalizime. Nëse do kishim pritur ata do duheshin 200 vite që në Elbasan të shkonim këtu ku jemi”, tha Balla.

Për të përfunduar procesin e legalizimit Balla shtoi se për këtë nevojitet mandati i ri nën qeverisjen Rama.

“Do kujdesemi që këtë proces ta vazhdojmë deri në fund prandaj është e domosdoshme mandati i ri, i cili është dhe mandati i përfundimit të këtij procesi. Në mandatin 2021-2025 i gjithë procesi i legalizimit do të ketë përfunduar dhe ky proces do të përfundojë vetëm me qeverinë Rama dhe me këto institucione të cilat kanë dashur mund për t’u ngritur. Imagjinoni sikur të përmbyset kjo dhe legalizimet në qeverinë e Lulzim Bashës ti besohen LSI-së. Jo vetëm që do paguash por varet dhe çfarë do marrësh. Pastaj për të mos shkuar më tej akoma, imagjino ti marrë legalizimet në këtë vend partia e Fatmir Mediut, e Shpëtim Idrizit, e Vangjel Dules ose e Dash Shehut, edhe pse me këtë të fundit e zgjidh me një gotë raki”, tha ai.

Lexo edhe :  Dy herë më shumë se mesatarja në rajon/28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje qytetarëve që kanë një pronë të vetën, por që nuk e kanë të legalizuar që të pajisen me leje ose certifikatë pronësie.

Në fund të fjalës Balla tha se ky proces do të kishte mbaruar më kohë nëse Edi Rama do të kishte ardhur në qeveri më herët.

“Është e pandershme që Edi Rama dhe PS duhet të paguajnë një faturë që nuk e kanë. Shifra e Elbasanit 600 atëherë me 17 445 tani, shifra kombëtare 22 mijë atëherë me 230 mijë tani janë shifra domethënëse. Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin bashkë me Lulin brenda procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale sepse plot familje patën investuar aty dhe në asnjë moment banesa nuk iu kthye në kapital. Çdo vit që ne rikualifikojmë rrisim pasurinë e brendshme të këtij vendi. 17445 përfituesit e Elbasanit do të jenë dëshmitarët e një procesi që u hoq nga kthetrat e korrupsionet dhe iu dha mundësia qytetarëve që të përfitojnë pronat e tyre”, deklaroi Balla.

Të fundit

Meta në burg, Berisha zbulon arsyen e fortë përse nuk e ka takuar ende ish-presidentin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një studio televizive tha se arsyeja e vetme pse nuk ka...

Kush do e fitojë edicionin e katër të Big Brother VIP? Astrologet parashikojnë….

Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur...

Distanca higjenike që ka krijuar “regjimi” i SPAK

Nga Ylli Pata Argita Berisha ka shpërfaqur sot realitetin apo fenomenin që ndan si me thikë standardin apo konceptin e shoqërisë shqiptare mbi drejtësinë. E bija...

Rrëmbimi misterioz i 20-vjeçares, gazetarja zbulon detaje tronditëse

Rasti i një 20-vjeçareje e cila kërkoi ndihmën e policisë duke pretenduar se disa persona e kanë rrëmbyer, ka qenë temë diskutimi e kësaj...

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e shkallës Rihter ka goditur El Salvadorin sot, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ). Tërmeti ishte në...

Lajme të tjera

Web TV