“Nëse dështon Kurti të hënën, Vjosa kryeministre, Haradinaj president”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Sefedin Krasniqi deklaron se qeveria Kurti nuk do të votohet të hënën.

Në analizën e tij të publikuar në “Facebook”, Krasniqi ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi, pas dështimit të të nominuarit për kryeministër Albin Kurti, do ta mandatojë Vjosa Osmanin nga LDK-ja për kryeministre.

Sipas tij, nëse Osmani e pranon mandatin, dhe më pas do të ndodhë një koalIcion LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet, ndërsa kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinajt do t’i ofrohet pozita e presidentit.

Por, Krasniqi ka thënë se Haradinajn në këtë rrugë mund ta pengojë Thaçi, pasi sipas tij, lufta për pushtet nga paslufta është zhvilluar mes Thaçit dhe Haradinajt.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Të hënën, për fat të keq, Qeveria Kurti nuk do të votohet, nese shkohet pa marreveshje. Qe nga fillimi kam besuar se e verteta e ngecjes së marreveshjes nuk ka ndodhur për shkak kryeparlamentarit apo presidentit. Jam shume i bindur se pas deshtimit të Albinit, Thaçi do ta mandatojë dike nga LDK (Vjosen). Nese e pranon Vjosa, atehere nje marreveshje LDK-AAK-NISMA dhe minoritetet do të formohet, nese Ramushit, pasi ka dhene doreheqje, do t’i premtohet posti i Presidentit. Ne kete rruge, mund ta pengoje vetem Thaçi, i cili do ta deshironte nje mandat të dyte.

Edhe ashtu, keto 20 vite, lufta për pushtet eshte zhvilluar ne mes te Thaçit dhe Ramushit. Ne momente të caktuar a, secilit i ka ndihmuar LDK. Albini, nga mendjemadhesia nuk diti ta shfrytezoje LDK-ne, e cila eshte parti me të cilen qeveriset me se lehti.

NB: Do të kisha deshire qe e hena e 3 shkurtit 2020, të me demantojë!

Të fundit

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

Situatë e tensionuar është raportuar në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) Nr. 17 në Klos, ku komisionerët, vëzhguesit...

OSBE-ODIHR raport paraprak: Pati disa incidente, votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë

OSBE-ODHR paraqiti sot një raport ngagjetjet për procesin zgjedhor. “Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja...

Voto ,zgjidh, kërko llogari!

Nga Mentor Kikia Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën! A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e qeverisë së saj për...

Drejtori i spitalit të Lushnjës në SPAK për blerje votash

Drejtori i spitalit të Lushnjës, Roland Ziu dyshohet për blerje votash. Policia e Fierit ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për veprën penale...

Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, arrestohet 40-vjeçari i dënuar në Itali

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar në aeroportin e Rinasir, i cili ka tentuar të hyjë në Shqipëri me identitet flas. Shërbimet e Policisë...

Lajme të tjera

Web TV