Projektligji i BE-së detyron Google, Facebook dhe Twitter të fshijnë materialet me këto përmbajtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 60 grupe të të drejtave të njeriut argumentojnë se ligji i Bashkimit Europian mbi përmbajtjet terroriste që pritet të votohet brenda një muaji, vë në rrezik të drejtat themelore. Projekt-ligji i BE-së i cili do të detyronte Google, Facebook dhe Twitter të fshinte brenda orës materialet me përmbajtje terroriste, shihet si një rrezik për të drejtat themelore të njeriut, mendon grupimi i 61 organizatave.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit Europian (PE) që ta tërheqë këtë propozim, pasi paraqet kërcënime serioze ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë” – deklarohet në letrën e grupimit, drejtuar anëtarëve të PE-së.

Grupet e të drejtave të njeriut përfshijnë Human Rights Watch, Amnesty International, Civil Liberties për Europën dhe Federatën Europiane të Gazetarëve.

Si u arrit tek ky projektligj?

Pas një serie sulmesh në vitin 2018, nga ana e personave të radikalizuar që postonin përmbajtje terroriste në internet, Komisioni Europian hartoi projektligjin që pritet të votohet muajin e ardhshëm. “Përhapja e ideologjive radikale dhe e materialeve terroriste përshpejtohet përmes përdorimit të propagandës në internet, me përdorimin e mediave sociale, të cilat shpesh bëhen pjesë integrale e vetë sulmeve,” tha Komisioni Europian në Agjendën e tij Kundër Terrorizmit në dhjetor të vitit të kaluar.

“Rregullorja për menaxhimin e shpërndarjes së përmbajtjes terroriste në internet do të lejojë shtetet anëtare të fshijnë shpejt përmbajtje të tilla,” theksohet në këtë Agjendë. Komisioni e përkufizon përmbajtjen terroriste në internet si material nxitës të terrorizmit ose që synon rekrutimin e trajnimin e terroristëve.

Pasojat e mundshme

Megjithatë në letrën e grupimeve të të drejtave të njeriut pohohet, se fshirja e këtyre materialeve është thuajse e pamundur nëse përdoren sistemet automatike. Presioni i vendosur mbi platformat online për të hequr përmbajtjet terroriste brenda orës do të ketë pasoja të padëshiruara, në momentin kur sistemet e automatizuara të moderimit të përmbajtjes do të vihen në përdorim, siç janë filtrat e ngarkimit. Grupimet thanë se “nuk do të ishte e mundur që njerëzit të filtronin materialin kaq shpejt”, duke shtuar se përmbajtja që nuk është me natyrë terroriste do të bllokohej gjithashtu.

Lexo edhe :  Cikloni bën ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 11 të vdekur dhe 255 të lënduar

Megjithëse projektligji thotë, se autoritetet duhet të jenë objektive dhe jo-diskriminuese, grupet e të drejtave të njeriut besojnë se vetëm gjykatat ose autoritetet e pavarura administrative që i nënshtrohen rishikimeve gjyqësore, duhet të kenë një mandat për të lëshuar urdhra të fshirjes së përmbajtjes terroriste.

“Ky projektligj mund të fuqizojë autoritaristët të heqin kritikat, duke kapërcyer kufijtë e tyre. Kjo do të thotë se udhëheqës si hungarezi Viktor Orban mund të kërkojnë një platformë në internet, e cila heq përmbajtjen që nuk u pëlqen” tha Eva Simon, eksperte e jurisprudencës në Civil Liberties Union.

Për shkak të rreziqeve të censurimit të informacionit që nuk përbën kërcënim, mungesës së rishikimit gjyqësor dhe potencialit për abuzim me pushtetin, letra e grupimit të 61 organizatave del kundër projektligjit të Bashkimit Europian.

Tre muaj pas arritjes së një marrëveshjeje politike me vendet e BE-së, Parlamenti Europian pritet që të votojë këtë projektligj muajin e ardhshëm.

Të fundit

Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Nga Spartak Ngjela Koha e përditshme në këto çaste po tregon që nëse ka pasur vërtet një tragjedi Simaku, mediokriteti...

Deklarata e Ambasadës Amerikane/ Berisha: 5 nëntori ua dha atyre përgjigjen

Ish-kryeministri dhe njëgerazi Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi...

“Televizioni po shkon drejt llumit”/Alketa i kthehet Dalinës:Po produksioni që prodhon ti

Dalina Buzi ishte e ftuar në podcatin e Alketa Vejsiut. Si një producente dhe njeri i televizionit, që ka prodhuar shumë projekte, ka folur...

Vota e diasporës/ Celibashi: KQZ po punon për të realizuar të gjitha sfidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar pothuajse të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës nga diaspora në zgjedhjet parlamentare të...

Instagram prezanton ndryshimin e ri. Do ju pëlqejë shumë!

Instagram po prezanton një veçori për mesazhet direkte, skedulimi i tyre. Ndërsa skedulimi i postimeve dhe Reels është i mundur prej shumë kohësh, mesazhet...

Lajme të tjera

Web TV