Shkencëtarët zviceranë kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm përsa i përket luftimit të viruseve. Ata kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të shkatërrojnë viruset pa efekte negative te njerëzit.
Uiversiteti i Gjenevës në një deklaratë është shprehur se ekzistojnë disa substanca si zbardhuesi apo klori të cilat janë vrasëse të viruseve por ato nuk mund të përdoren në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme serioze.
Kjo metodë e re e modifikimit të molekulave të sheqerit, mendohet të aplikohet në rastin e coronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi në Kinë.
Studiuesit në departamentin e mikrobiologjisë ndjenë nevojën e zbulimit të një vrasësi të viruseve kur panë se pengesat e përdoruesve të mëparshëm ishin fatale si pasojë e efekteve anësore.
“Për t’i kapërcyer këto dy pengesa dhe që të jemi në gjendje të luftojmë në mënyrë efektive kundër infeksioneve virale, ne ndërmorëm një qasje krejt tjetër kundër viruseve”, -është shprehur shkencëtari Caroline Tapparel Vu.
A do jetë ky zbulim ai që do të luftojë coronavirusin në Kinë, kjo mbetet për t’u parë në vazhdim. Studiuesit me optimizëm thonë se ky zbulim do të ketë një ndikim global përfshirë edhe në trajtimin e virusit vdekjeprurës coronavirus./Fjala.al