Edhe pse në izolim të plotë, situate e coronavirusit në Kinë sa vjen dhe përkeqësohet. Raportohet se këtë të shtunë numri i viktimave ka shkuar në 259.
Kina mori masat e veta duke izoluar në plotësisht provincën e Hubei e cila ishte dhe qendra e shpërthimit. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara ndaluan përkohësisht hyrjen e të huajve që kishin qenë në Kinë brenda dy javëve të fundit.
Australia tha se do të ndalonte hyrjen e të gjithë turistëve nga Kina, ndërsa për shtetasit australianë që kishin udhëtuar atje do të qëndronin në karantinë për dy javë.
Britania tha të shtunën se po tërhiqte përkohësisht disa prej stafit diplomatikë dhe familjet e tyre nga i gjithë vendi, një ditë pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi punonjësit e ambasadës që të dërgonin në shtëpi anëtarët e familjes nën moshën 21 vjeç./Fjala.al