Kush është lideri i vërtetë i opozitës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Përplasja më e madhe në këto ditë të fushatës, të paktën mediatikisht, nuk ka qene ajo midis dy forcave më të mëdha politike. Ashpërsia është vënë re në tjetër drejtim, në debatin e përditshëm tashmë Rama – Meta. Vetë presidenti nuk po lë rradhë për fushatë, por kërkon të jetë dhe aty protagonist, duke mos pritur as rezultatin e zgjedhjeve për të vendosur të jetë në krye të opozitës apo jo. Protagonizmi që kërkon të tërheqë rreth vetes Presidenti, pak ka lidhje me prerogativat e kreut të shtetit, por me vetë rolin e protagonizmit në lëvizjen opozitare. Pra, kush është lideri i vërtetë i opozitës. Në këtë përplasje gjithësesi vihet re se Basha qëndron jashtë. As nuk mbështet deklaratat e Metës por thjesht i shpërfill sikur nuk ekzistojnë. Ndërhyrja e Metës në çështje fushate nuk shkon përshtat interesave të tij ndërsa po ndërton imazhin e liderit të opozitës. Dhe dy gjela në kotec vetëm mund të zihen midis tyre. Në këtë kakofoni qëndrimesh, as Presidenti nuk e përmend në emër Bashën. Madje edhe kur vete në Vlorë dhe takon Bujar Leskaj. E gjithë kjo dëshmon se megjithë marrëveshjet që ka midis PD dhe LSI, midis këtyre dy figurave nuk ka as simpati, por as respekt kalorsiak ku për xhentilesë nuk ndërhyhet tek baçja e tjetrit. Për vetë rolin që ka PD, dhe për filozofinë që përfaqëson jo vetëm për shifrat, natyrshëm roli i liderit të opozitës i takon kreut të PD. Ndaj pjesëmarrja aktive e presidentit në fushatë për të marrë një rol protagonisti, padyshim e dobësojnë rolin e Bashës si figura qëndrore e opozitës. Në këtë aspekt, me heshtjen e tij, duket se është më i nteresuar sesa vetë Rama, që ti kumtojë presidentit që të mbajë vendin e tij e të mos ngatërrohet më tej në lojën politike parazgjedhore. Gjithësesi opozita duket se ka humbur kohezionin mes vetes. Shifrat që lëvizin dhe ku njëra palë e opozitës ulet dhe tjetra ngrihet, duket se ndikojnë në ndryshimin e humorit dhe shprehjes së pakënaqësisë midis aleatëve të vjetër. Klima nuk është entusiste. Dhe parashikimet gjithashtu. Ndoshta që dy javë përpara zgjedhjeve duhet menduar dhe fajtori për shkakun pse u humbën.

Lexo edhe :  Nuk ishte profecia, por realiteti

 

Të fundit

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Foto dhe emri: Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

Një 34-vjeçar, i identifikuar si Shpendi Malo, është një ndër shqiptarët më të kërkuar në Europë, pjesë e listës "Europe’s Most Wanted". Shpendi Malo...

Lajme të tjera

Web TV