Kush do të trashëgojë pasurinë e majme të Princ Filipit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, një ndër figurat kryesore të familjes mbretërore për gati shtatë dekada, vdiq mëngjesin e së premtes, 9 prill 2021.

Duka i Edinburgut ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, duke lënë pas një familje të madhe me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa, tetë stërnipër, si dhe një pasuri të madhe.

Sa ishte paga e tij?

Paga vjetore e Princit Filip arrinte shumën prej 500,000 dollarësh dhe paguhej nga xhepat e taksapaguesve përmes llogarisë së Grantit Sovran që administron pagat e familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse Princi e merrte këtë pagë pas vitit 2017, kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore.

Bashkë me Mbretëreshën Elizabet posedonin aksione dhe tokë që Mbretëresha ka trashëguar nga familja e saj, si kështjella Balmoral dhe rezidenca e Sandringham.

Por, sa llogaritet pasuria e Princit Filip?

Deri ditën që vdiq, pasuria totale e Princit Filip ishte rreth 30 milionë dollarë, sipas prestigjozes, Celebrity Net Worth.

Kush do të trashëgojë pasuritë e Princit Filip?

Ndërkohë shumica e pasurive të paluajtshme të Princit Filip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabet, thuhet se pasuria do menaxhohet nga Elizabeta. Gjithashtu mund të ndahen midis katër fëmijëve të tij.

Të fundit

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Pataja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi,...

Shpërthimi me tritol në banesën e magjistratit, reagon KLGJ: Dënojmë aktin kriminal

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e magjistarit Tonin Sterkaj. KLGJ shprehet se dënon aktin dhe se kjo...

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani premton spektakël dhe “luftë”

Tirana dhe Partizani, do të përballen mes tyre, në derbin e kryeqytetit, në një sfidë ku spektakli është i garantuar. Në ndeshje si kjo, skuadrat...

Po vjen gripi i shpendëve/ Mjeku ngre alarmin: Mund të shkaktojë dëme ekonomike

Pandemia e gripit të shpendëve H5N1, e cila ka alarmuar Europën dhe jo vetëm, duket se po troket edhe në vendin tonë, por me...

Të mërkurën rikthehet shiu dhe vazhdon disa ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme pasi fillimi i javës parashikohet me mot me...

Lajme të tjera

Web TV