Kryenumëruesi Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Presidenti i vendit Ilir Meta ka rritur tonet e deklaratave, duke paralajmëruar skenare me “luftë”, betejë për votat dhe plane të mirëorganizuara për të destabilizuar vendin dhe tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve.

Nëse do të kishte diçka të vërtetë, më së paku gjeneralët e NATO-s do të anulonin stërvitjen e madhe ushtarake që do të zhvillohet në vendin tonë një ditë pas zgjedhjeve, më 26 prill. Do jetë gati e paimagjinueshme që Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe njëherësh presidenti i vendit Ilir Meta, të zbresë në Vlorë, duke marrë pjesë në numërimin e votave sikurse e ka paralajmëruar dhe të ketë një sy të shtuar nga Tirana, ku sipas tij në njësinë 10 do të ketë përplasje.

Luftë, tym, flakë, pushkë që zbrazen, vota që përpihen… Këto janë filmat aksion që mund të kthehen në realitet sipas Metës. Po nga i merr këto informata kreu i shtetit që vendosi ti bëjë dje publike? Ai informohet në dy mënyra; nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe nga Shërbimi i Ushtrisë. Të dyja këto institucione në rast se të dhënat i konsiderojnë të besueshme, krahas presidentit dhe kryeministrit, ia nisin strukturave të Policisë së Shtetit për të marrë masat.

Po nëse Meta i ka informatat në takime nëpër kafene, dreka me miq, apo nga përfaqësues të LSI-së në terren, atëherë ka për detyrë që t’i denoncojë në strukturat e shtetit, polici apo prokurori. Por deri më tani nuk jemi në këtë skenar. Në betejën politike, votë më votë e rrotë më rrotë, mbajtja nën tension e zgjedhësve nga individë të pushteshëm apo subjekte zgjedhore, është krimi më i madh që mund t’u bëhet qytetarëve.

Lexo edhe :  Pse duhet t’i imponohemi një lidershipi?

Trysnia, frika dhe ankthi për të shkuar nëpër qendrat e votimit nuk ndihmon demokracinë, përkundrazi u jep shans edhe dashakeqësve që të fusin duart në kutinë trasperente ku mbahet verdikti i popullit.

 

Të fundit

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për…

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një...

Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës! Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip "Benz C Class" është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake automjeti është djegur për...

Lajme të tjera

Web TV