Tre motrat përdhunoheshin nga babai patriark e vëllezërit, lindën edhe fëmijë me to

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patriarku pervers i familjes më famëkeqe të Australisë, drejtonte atë që është quajtur nga mediat “ferma e incestit” duke përdhunuar bijat e tij bashkë me djemtë, e duke lindur fëmijë me to.

Në gjyqin e Tim Colt u tha se ai kishte kryer marrëdhënie me tre bijat e tij – të njohura si Rhonda, Betty, e Martha – duke lindur fëmijë me to për të shtuar familjen e lidhjeve barbare.

Detajet e tmerrshme të abuzimeve po publikohen pasi gjykata pezulloi urdhërin e heshtjes së mediave mbi gjyqin e mizorisë, shkruan britanikja TheSun.

Klani me 38-persona i Colt detyrohej të jetonte në mjerim, në një botë të sëmurë incesti, neglizhimi e pedofilie që ka shokuar Australinë dhe botën e civilizuar.

Fëmijëve u janë dhënë pseudonime për të fshehur identitetin e tyre.

Tre nga bijat Tim Colt janë paraqitur në gjyq janë abuzuar nga komunitetet dhe janë sulmuar gjatë kohës në burg prej lidhjeve të tyre seksuale të brendshme familjare.

Tim Colt raportohet gjithashtu se ka prindëruar 13 fëmijë të Betty 13, katër nga Rhonda, madje dhe një mbesë të lindur nga fëmija e Raylene, Kimberly.

Në gjyqin e mëparshëm të Colt, djali i tij Roderick, është shpallur fajtor për përdhunimin e mbesës së tij, që ishte gjithashtu gjysmë-motër.

Viktima Petra, fëmija biologjik i Tim Colt e Betty Colt ishte përdhunuar dhe nga xhaxhai i saj Frank gjatë një vizite në fermën e familjes në 2010, për çka ai është dënuar tashmë.

Ajo i ka thënë policisë në 2013 se nuk ka shkuar kurrë në shkollë, se “jetonte në një kult” dhe se “të gjithë tezet, xhaxhallarët e kushërinjte flejnë me njëri-tjetrin”.

Betty dhe motra e Rhonda-s,Martha, kishin pasur marrëdhënie me babanë, vëllanë dhe me Charlie Colt.

Lexo edhe :  Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Martha ka lindur tre djem e dy vajza nga viti 1988 deri në 2006 dhe pretendonte në gjykatë se ka pasur vetëm pesë episode seksuale brenda familjes, por kjo u refuzua nga gjykata.

Tim Colt dhe dy bija të tij u shpallën fajtorë për dëshmi të rreme dhe fshehje të identiteti të atësisë së fëmijëve.

Betty dhe Rhonda u burgosën për 14 muaj secila për dëshmi të rreme.

Autoritetet janë duke kryer testet e ADN-së për të zbuluar atësinë e fëmijëve të lindur nga incesti.

Të fundit

Përfundon Ligue 1, Brest hyn në Champions për herë të parë në histori të klubit

Kampionati francez uli këtë të diel siparin për sezonin 2023-2024, duke dhënë dhe verdiktet e fundit. Në fakt, kishim...

Foto/ Si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!

Instagrami është mbushur plot me postime të VIP-ave, të cilët na tregojnë përmes fotove të rejat më të fundit. Si çdo herë dritare.net ju tregon...

Këto janë gratë më të pasura në botë! Si i vunë pasuritë e tyre marramendëse!

Për shekuj me radhë, bota e biznesit ka qenë e dominuar nga meshkujt, ku gratë rrallë njihen për arritjet e tyre. Pas ndeshjeve të...

Mbyllet në barazim pa gola sfida Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit shkojnë në finale

Finalja e “Final Four” do të jetë Partizani – Egnatia. Skuadra rrogozhinase arriti të kualifikohej në ndeshjen vendimtare të titullit pasi barazoi 0-0 me...

I keni ditur? Njihuni me 8 ushqimet e konservuara që ndihmojnë në humbjen e peshës

Kur bëhet fjalë për të humbur peshë, zgjedhjet e duhura ushqimore janë thelbësore. Ushqimet e konservuara mund të jenë një opsion i shkëlqyer për...

Lajme të tjera

Web TV