Kosova/ Qeveria në pikëpyetje, Osmani refuzon postin e Kreut të Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë së saj LDK për ndarjen e posteve qeveritare.

Gazeta “Express” raporton se Osmani kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres.

Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut. Osmani ka paralajmëruar se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Emrat e ministrave të propozuar

LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur emrat e ministrave:

Agim Veliu propozohet për Ministër i Punëve të Brendshme.

Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.

Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit

Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku, Ministër i Infrastrukturës dhe Planifikimit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat e ministrave:

Haki Abazi për zv.kryeminister i dytë.

Albulena Haxhiu e propozuar per ministre Drejtesie.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca.

Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.

Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Të fundit

Tollumbacet e “reja” politike të fryrë me helium!

Ylli Pata Ka shumë komentatorë që e konsiderojnë si fenomenin real politik të 11 majit grupin e aktorëve politikë, të...

“Po ju vëzhgojmë”/ Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat, do përballet me ligjin!

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka bërë një thirrje për të gjithë komisionerët dhe numëruesit që të mos preket asnjë...

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë për deputetë të PS në...

Berisha mbyll fushatën/ Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Tiranë, përcolli një mesazh për të  rinjtë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati...

Pas tre dekadash/Berisha pranon gabimin me ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë

Në fund të fjalimit të tij Berisha shprehu ndjesë edhe për gabimet që kishte bërë në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe...

Lajme të tjera

Web TV