Sot votohet qeveria e re e Albin Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti do të kërkojë sot mandatimin në Kuvend të qeverisë së tij. Kuvendi do të mblidhet në orën 11 për t’i dhënë votëbesimin qeverisë që do të drejtojë për 4 vitet e ardhshme Kosovën.

Qeveria e re do të kërkojë besimin e Kuvendit, për 15 ministrat e saj, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Para votimit të qeverisë Kurti pritet dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe emërimi i tij në krye të një dikasteri qeveritar. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në numrin e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, shumica prej 61 votave është e pritshme të arrihet. Këtij numri i shtohen edhe votat e komuniteteve, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë.

Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nga Albin Kurti nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Kosovës, brenda 10 ditësh emëron kandidatin e ri për kryeministër.

Nëse qeveria nuk merr votat e mjaftueshme as herën e dytë, atëherë presidenti i Kosovës çon vendin në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor 2019.  Ato u nxitën nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi mori ftesë për t’u pyetur nga Gjykata Speciale në Hagë.

Marrëveshja

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, arritën marrëveshjen midis tyre dy ditë më parë ndërsa dje hodhën firmat mbi përzgjedhjen e ministrave, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësminitrave.

Kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në qeverinë e re ku do të bashkëqeverisim. Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, tha Kurti.

Lexo edhe :  Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

“Procesi nuk ka qenë i lehtë, por shumë më i sigurt sesa që është menduar ose transmetuar”, u shpreh më tej kreu i Vetëvendosjes.

Nga ana e tij, kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas nënshkrimit të marrëveshjes u shpreh se kanë arritur marrëveshjen që i shërben Kosovës dhe është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin në vend.

Vlerësoj se marrëveshja është rezultat i mirëkuptimit dhe një pune të përbashkët mjaft të gjatë me liderin e lëvizjes Vetëvendosje dhe me bashkëpunëtorët e tij. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat, të gjitha mundësitë, kemi ardhur bashkërisht në një zgjidhje që e vlerësojmë se është në interes të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Të fundit

Studentët serbë nisin marshimin nga Beogradi drejt Novi Sadit

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të...

Gjesti habit, bën deklaratën e papritur për Eglin, ja cfarë tha ai

Vëllai i Madh ka dënuar së fundmi Klajdin, Rozanën, Gjestin dhe G Banin, për shkak të shkeljes së rregullave. Ata duhet të jetojnë larg...

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Rama: Çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi!

*Fjala e përmotshme e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë mortore për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Në emër të gjitha kishave të botës...

Lamtumira e kryepeshkopit/ Përlotet Patriarku Ekumenik: Diplomat me aftësi të rralla!

“Shtylla e madhe e Kishës Orthodhokse në Shqipëri ka rënë. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka ndërruar jetë pranë Zotit! ” Kështu...

Si shpëtoi Meryl Streep kur flakët përfshin shtëpinë e saj në Los Anxhelos

Mënyra se si aktorja e famshme hollivudiane  Meryl Streep u largua nga shtëpia e saj kur flakët e rrethuan shtëpinë e saj në Los Angeles...

Lajme të tjera

Web TV