Kishte koronavirus/E mposhti duke pirë një gotë uiski të ngrohtë me mjaltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britaniku me koronavirus e mposhti sëmundjen duke pirë një gotë uiski të ngrohtë me mjaltë.

 Connor Reed is thought to be the first Brit to catch deadly coronavirus

 

Connor Reed, një mësues 25- vjeçar u diagnostikua me koronavirus nga doktorët në Wuhan rreth dy muaj më parë.

Ai shkoi në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe një kollë të rëndë, të gjitha këto janë simptoma klasike të këtij virusi.

I shokuar, i riu u mbajt në spital për javë të tëra.

Connor me origjinë nga Uellsi i Veriut, ka jetuar në Kinë për tre vite.

Ai tha: “Unë u shokova kur mjekët më thanë se vuaja nga koronavirusi. Mendova se do të vdisja por ia dola ta mposhtja.”

“Kam pirë antibiotikun i cili më ndihmonte të kontrolloja kollën që kisha dhe pija uiski të ngrohtë me mjaltë derisa u largua kolla”.

“Është një ilaç popullor që pati efekte pozitive.”

“Në punë nuk kam shkuar për rreth dy javë dhe shefi mendon se do rikthehem ne pak javë, por nuk jam shumë i sigurt. Wuhan-i është kthyer në një qytet fantazmë- nuk sheh askënd nëpër rrugë dhe dyqaneve po i’u mbarojnë ushqimet. Në farmaci kanë mbaruar dhe maskat dhe nëse dikush del në rrugë pa maskë, policia e arreston.”

“Autoritetet janë vërtet të shqetësuar për mënyrën se si ta kontrollojnë virusin dhe si ta ndalojnë përhapjen e tij.”

 Chinese residents form a long queue to buy masks at a medical company as masks shortage continues

“Më ofruan vend në fluturim në mënyrë që të largohesha nga Kina, por unë nuk do iki. Unë jam, prova se koronavirusi mund të mposhtet.”/Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV