Vrau vëllain me thikë/ Autori kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, detaje të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi gjatë natës Maqellarën në Dibër, ku një i ri vrau vëllain e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës, pak pas mesnate. Sipas dëshmisë së fqinjëve, familja në fjalë ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Doçi pohon për ‘BW’ se autori, 26-vjeçari Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas fqinjëve, familja kishte vetëm këta dy djem, ndersa autori pas daljes nga burgu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

Mësohet se vëllai ka goditur disa herë me thikë të riun, ndërkohë që ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Dibrës.

“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet të veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë gjëra të tjera.”, tha një prej fqinjëve.

Kujtojmë se pas krimit autori është larguar nga banesa, ndërkohë që policia vijon krehjen e zonës, për arrestimin e tij.

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV