Laboratorët e Hasit, përgjimet, ja si kryhej trafiku nga deti dhe toka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Janë 54 faqe të një dosjeje përgjimesh telefonike dhe ambientale që kanë mundësuar fundosjen e grupit të Hasit, grup që u zbulua nga trafikimi e një sasie mbi 1 ton e gjysmë kanabis në Itali. Nga aty u nis gjurmimi i një prej prej grupeve më të mëdha kriminale të trafikut të lëndëve narkotike që vinte nga Turqia, vendosej në laboratorët e Hasit e pastaj kalohej nëpër vendet e Europës.

Në dosje thuhet: Nga aktet e administruara, nga përdorimi i metodave speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, vëzhgimet, si dhe nga aktet e marra nëpërmjet letër-porosive, rezulton se janë dokumentuar episodet konkrete të sekuestrimit të lëndëve narkotike të llojit cannabis-sativa, si gjatë prodhimit dhe shitjes së narkotikëve brenda vendit, ashtu edhe trafikimit të saj për jashtë shtetit, si dhe trafikimi i lëndëve narkotike të llojit heroinë brenda vendeve të Bashkimit Europian, nga Holanda në Itali.

Me datë 08.02.2017, Autoritetet Policore Italiane kanë sekuestruar sasinë prej 1598 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar në flagrancë shtetasit shqiptar Ermal Agaj dhe Avni Dhrami, ku është sekuestruar si provë materiale edhe mjeti lundrues me të cilin është trafikuar lënda narkotike nga Shqipëria në Itali. Rezulton se kjo lëndë narkotike është trafikuar nga dy personat e lartpërmendur për llogari të grupit kriminal si më poshtë. Nga hetimi ka rezultuar se ky mjet lundrues ka shkuar në rrugë detare nga Fieri në Lezhë, B ku do të

ngarkohej me lëndë narkotike dhe më pas do të trafikohej në drejtim të Italisë. Duke patur dyshime se po survejoheshin dhe do të ndiqeshin nga Policia, pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Astrit Balliu, Gjevi

Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, kanë ndryshuar mënyrën e transportimit. Kështu, ata me datë 04.02.2017 e kanë rimorkuar mjetin lundrues në karrel dhe e kanë tërhequr me automjetin fuoristradë, tip Range Rover, me targa AA1910Y, duke e dërguar në qytetin e Fierit, ku dhe është ngarkuar lënda narkotike e sekuestruar në Itali.

Ky fakt është dokumentuar në sajë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, siç kanë qenë përgjimet telefonike të këtyre subjekteve si dhe vëzhgimi dhe survejimi i lëvizjeve të tyre nga Forcat Operacionale Lëvizëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit. Kështu, rezulton se disa ditë para realizimit të trafikimit të kësaj sasie lëndë narkotike, me datë 04.02.2017, të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli), Gjevi(Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit

Sulejmani, Saimir Sulejmani, janë takuar me njëri-tjetrin në qytetin e Lezhës, kanë lëvizur në vende të ndryshme, kanë ngarkuar mjetin lundrues në karrel dhe më pas e kanë transportuar për në Fier me automjetin me targa AA1910Y. Nga transkriptimi i përgjimit të bisedave telefonike të të pandehurve, Astrit Balliu, Esat Mehmeti dhe

Petrit Suljemani, rezulton se me datë 03.02.2017, ora 08:49 i pandehuri Astrit Balliu (alias Sulejmani, alias Avdyli), i cili në atë kohë kishte në përdorim numrin celular 0695863920, ka komunikuar me numrin 0692063196 në përdorim të të pandehurit Esat Mehmeti, i njohur me pseudonimin “Cakja” me këtë përmbajtje, si më poshtë:

Përgjimet
Erdhe ti?
-Jo nuk erdha duhet me ardhë ti me gjithë Bushin, që të mos visha unë atje, kot duhet me ardhë ti këtej se do ikim atje poshtë bashkë.
-Ça do bëj atje poshtë?
-Po hajde se ashtu është një punë,
-O vëllai im duhet të më kuptosh edhe ti mua, vetëm do flasim. I kanë mbyllur ato muhabete, a e
kupton vëllain tat, po hajde pak se duhet të flasim”.

Bisedë e datës 03.02.2017 në orën 08:21:09( bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani( i thirrur Bushi) nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534)
“920:alo,
534: urdhëro,
920: mgjes, Astriti jam,
534: mirë, si je,
920: mirë, mirë, ku është Bushi,,
534:kush je ti,
920: jam një shoku vet,
534: aaa, ja ta tja jap se jam në dhomën time,
920: mirë,
534: oho Bush më mori në telefon njëri, në telefon dhe thotë jam shoku i Bushit, naa (në ambientale kjo pjesë),
O Titii,
920: hë në gjumë vëlla,
534, eee s’ka gjë,
920: edhe unë në gjumë,
534: ku je?
920:jo, unë thashë të vish një çikë së bashku me atë shokun se do ikim deri atje poshtë patjetër, a më kupton vëlla?
534: aha e mirë, mirë.
920; lë folim një cikë se ashtu janë ca gjojna me një fjalë, a kupton,
534: ok, hajt,
920: merre dhe Caken dhe hajdeni një çikë këtej,
534: mirë vëlla, mirë, hajt,
920; hajde pra.

Lexo edhe :  Dita e Ujit të Bekuar, Rama: Riti i kapjes së kryqit në ujërat e Osumit

Po ashtu rezulton se i pandehuri Astrit Balliu ka komunikuar me të pandehurin Petrit Sulejmani duke i dërguar sms:
“mgjes, duhet të shkojmë der në Lezhë, merre dhe atë shokun me vete”.

Bisedë e datëss 03.02.2017 në orën 08:44:54, (bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani(i thirrur Bushi) nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534)
“920: mgjes vëlla, u zgjove,
534: po, po,
920: e shif merre dhe atë shokun se duhet të jetë patjetër vllai im sot atje. Po ju pres se desha me ardhë dhe unë e thashë që hajdeni dhe ju edhe ikim, a më kupton,
534: ashtu, ashtu, do e bëjmë,
920: e po ju pres në shpi, e mirë vëlla .

Bisedë e datës 03.02.2017 në orën 08:44:54, (bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet
numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani( i thirrur Bushi) nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534):
“920: hë, a jeni nis vlla,
534: këtu tek lokali i Cakes jam vëlla, po ai është në një varrim vëlla, dëgjon.
920:po,
534: dhe do vonohemi një çikë se ai epo ikën për varrim,
920: e mirë pra, epo duhet me ardh patjetër se besoj më kupton, patjetër, patjetër,
534: po të kuptoj shumë mirë, po të mbarojë punë ky dhe do ikim direkt se nuk ka problem, kur të nisem unë që këtej do të të them dhe mer tre çerek ore jam andej,
920: ok,
534: mirë vëlla ”.

Bisedë e datës 03.02.2017 në orën 12:01:58, (bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani( i thirrur Bushi) nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534):
“920: hë vëlla, a jeni nisë ee,
534: po, po, u nis Cakja me një se unë jam në gjyq për punën e dajës e po vjen për 10 minuta,
920: mirë ”.

Bisedë e dates 04.02.2017 në orën 09:28:14, (bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani (i thirrur Bushi) nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534)
“920:mgjes vëlla, ca bane,
534:mirë, hiç, po vijmë, rrugës jemi,
920: ku je,
534: pothuajse në Rrogozhinë jemi,
920: epo mirë, hajde një çikë ka shpia dhe më merr dhe mua se nuk kam makinë unë e janë në gjumë njerëzit, rrofsh

Bisedë e datës 04.02.2017 në orën 19:22:54, (bërë mes të pandehurit Astrit Balliu (Avdyli) nëpërmjet numrit të telefonit 0695863920, me të pandehurin Petrit Sulejmani (i thirrur Bushi) i, nëpërmjet numrit të telefonit 0699463534)
“920, ca bane vlla,
534: hiç, mbërritëm, mbërritëm,
920: mirëë,
534; ee, erdhëm, erdhëm,
920: me ca ikët, me tokë apo me det,
534, me tokë o vëlla, me tokë,
920: arritët ju?,
534: po, po,
920: mirë vëlla, prandaj të mora”.

Me datë 19/01/2017, ora 16:15:31, (i pandehuri Astrit Balliu, nëpërmjet numrit celular të tij 0695863920, është telefonuar nga i pandehurit Gjevi Ndoka, që ka në përdorim numrin 0686077760, me përmbajtje)
“760 : Astrit,… ça bone ?!
920 : Hëë..?
760 : Ku je, ke ardh në Lezhë?
920 : Vallahi…, po po kam ardh në Lezhë…
760 : ..te Turizmi mbas 15 minutash…
920 : … aaa unë jam,…po vij pas 15 minutash..?
760 : Mbas 15 minutash te Turizmi…, e di Turizmin ti ,
920 : E mirë, kur të jesh aty më thirr…
/Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?

Lutfi Dervishi Ndërsa në Greqi, politikanët, media dhe publiku po shprehin hidhërim për gjendjen shëndetësore te Kryepeshkopi Janullatos, reagimi në...

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për vrasjet në qytetin e Cetinjes

Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sigurinë në Malin e Zi të japin dorëheqjen si dhe të kryhet një...

Gara e F1 në Shqipëri/ Rama: 1 miliard njerëz do të kenë sytë në Elbasan në 3 ditë

Kryeministri Edi Rama tha se automotoparku që po ndërtohet në Elbasan dhe ku do të zhvillohet edhe një garë e Formula 1, do të...

Kanadaja përgatitet për “luftë” me Trumpin! Gati kundërtarifat ndaj mallrave amerikane

Kanadaja po përgatitet të hakmerret me një listë te gjatë tarifash dërrmuese mbi mallrat amerikane nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump ndjek planet e...

Cila është arsyeja e vërtetë që Elon Musk mbështet të djathtën ekstreme në Gjermani?

Elon Musk shkaktoi reagime të forta në Gjermani duke shprehur publikisht mbështetjen e tij për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD)....

Lajme të tjera

Web TV