Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit/ Hyseni: Të sillemi si ekspertë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ai ka nisur mbledhjen e parë ditën e sotme. Kryetari i Komisioni Alket Hyseni tha në fillim të seancës se kjo është një mbledhje konstituive.

Takimi zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.

Në raportin e miratuar dy ditë më parë në Komisioni i Ligjeve argumentohet se “Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në raport.

Gjithashtu të tjera arsye se pse duhet hetuar dhe më pas shkarkuar kreu i shtetit, në raport theksohet se “Ilir Meta, para dhe gjatë zgjedhjeve, ka nxitur dhunë, urrejtje, ndasi si dhe vetëgjyqësi dhe sjelljet dhe mesazhet e tij publike janë në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit dhe të papajtueshme me Kushtetutën”.

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Lexo edhe :  Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni për të votuar për herë të parë

Përbërja e Komisionit Hetimor

Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika HysiElena XhinaSpartak BrahoHalil JakimiNikolin StakaArlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela FelajXhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Të fundit

Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Ndarja është e vështirë. Ndarja me dikë gjatë atmosferës së Shën Valentinit – një festë e dedikuar për dashurinë...

Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit...

Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Nga Frrok Çupi Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë...

Roza në pritje të ëmbël? Ish-banorja e Big Brother VIP publikon foton që ngre dyshime

Moderatorja e njohur Roza Lati, që pas pohimit të romancës me ish-banorin e “Big Brother”, Xhonatan Islamin, shpesh na ndan copëza nga rutina dhe romanca e tyre. Postimi që bëri...

Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan. Makinat kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Elbasanit, në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV