Kur kanë kaluar 2 javë pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, vjen dhe dorëheqja e parë nga radhët e selisë blu.
Burime bëjnë me dije se Sahit Dollapi, sekretari Organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas debateve të brendshme në PD dhe diskutimeve për gabimet e PD në fushatë.
Sahit Dollapi e mbante këtë post prej vitesh në Partinë Demokratike. Ai u vu në qendër të aksionit opozitar në pranverën e vitit 2019, kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dolën nga parlamenti për t’ju drejtuar qytetarëve me protesta masive.
Ai u dhunua nga policia gjatë hedhjes së shashkave dhe molotovëve pasi refuzoi të hiqte maskën kundra gaz. Më herët, në kohën kur PD ishte në qeveri, Dollapi ka drejtuar CEZ./mcn