Tragjike në Greqi/ Makina përplas dhe tërheq zvarrë 6-vjeçaren shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur tragjikisht jetën një 6-vjeçare shqiptare. Mësohet se dje pasdite në Rrugën e Vjetër Kombëtare Patras një makinë përplasi vajzën e mitur të cilën më pas e tërhoqi zvarrë për disa metra.

Drejtuesi i makinës u arrestua nga policia e Departamentit të Policisë Andravida-Kyllini për vrasje nga pakujdesia, ndërsa po kryhet një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet dhe kushtet e aksidentit. Sipas mediave greke vajza e vogël ishte duke mbledhur lulëkuqe pranë rrugës kur makina erdhi me shpejtësi dhe e përplasi.

Prindërit e vajzës së mitur, Bledi dhe Dorina të dy me origjinë shqiptarë jetojnë në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet dhe njiheshin si familje shumë e mirë nga komuniteti ku jetonin. Çifti kanë edhe një vajzë më të vogël dhe një djalë i cili është në shkollë të mesme.

Sakaq ishin punëtorët e fushave ata që vunë re vajzën e mitur dhe e dërguan me urgjencë në spital, por 6-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte pasi i ishin dëmtuar organet. Ka dyshime se edhe drejtuesi i mjetit ishte shqiptar, ndërsa trupi 6-vjeçares u dërgua në spitalin e Patras ku do të kryhet një autopsi-nekopsi. Prindërit e fëmijës janë në një situatë të mjerueshme dhe janë shumë të tronditur nga kjo që u ka ndodhur.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

Lajme të tjera

Web TV