Kapja e “peshqve të mëdhenj”/Sfidat e vjetra të ambasadores së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një analizë për mandatin e saponisur të ambasadores së re të SHBA-së në Tiranë, Juri Kim. A do të kapen “peshqit e mëdhenj”, për të cilët fliste paraardhësi i saj, nga drejtësia e re që po lind nën ndikim amerikan? Çfarë roli do të mbajë Kim në konfliktin politik dhe a do të ndikojë SHBA në nxjerrjen në “pension” të elitës së vjetër politike?

Nga Bardhi Quku/ Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim, e cila zbarkoi në Shqipëri 1 javë më parë, shihet nga shqiptarët si guri i fundit që Uashingtoni do ta vendosë në lëvizje për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Që në fjalimin e saj të parë, përpara krerëve të politikës dhe institucioneve shtetërore, Juri Kim ishte e prerë dhe e qartë: SHBA do të luftojë për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Me arritjen e saj në Shqipëri, ambasadorja amerikane i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta për të nisur zyrtarisht punën.

Ajo nuk do të anashkalonte pa takuar ministren e Drejtësisë, ministrin e Jashtëm dhe ministren e Mbrojtjes, ministritë kyç të kabinetit “Rama” në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Takimet e Juri Kimit me ministrat e qeverisë ishte një mbështetje në aspektin gjeopolitik për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe asistencën teknike në reformën në drejtësi.

Gjeopolitika amerikane në Ballkan është një nga prioritetet e Uashingtonit dhe Shqipëria si pjesë e NATO-s përbën shtyllën e stabilitetit në rajon. Juri Kim është konsultuar me paraardhësit e saj, veçanërisht me Bill Rajerson, Xhim Xhefri dhe Donald Lu. Ndaj, ajo flet pa dorashka, teksa kërkon që Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë që edhe kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri.

Pas gjeopolitikës vjen reforma në drejtësi, njëra nga pikat së cilës SHBA i ka mëshuar në mënyrë konsistente. Për këtë arsye, ambasadorja takoi kryeprokurorin Olsian Çela. Ndërsa më pas zbarkoi në zyrën e kreut të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Arben Kraja. Ky institucion është edhe shtylla mbi të cilën do të ngrihet i gjithë procesi i hetimit, gjykimit dhe vendosja përpara drejtësisë e “peshqve të mëdhenj”.

Lexo edhe :  Izraelitët marrin Onkologjikun, Rama: Bashkë menaxhim pas situatës me mjekët kriminelë

Megjithatë, SPAK duket jo shumë premtues, teksa transferoi sërish në Dibër dosjen 184 për vjedhjen e zgjedhjeve. Ndërsa një tjetër institucion, si Byroja Kombëtare e Hetimit, pritet të ngrihet me mbështetjen amerikane, sipas modelit të FBI-së. Pas SPAK-ut, Juri Kim mblodhi të gjithë krerët e institucioneve të shtetit shqiptar, ku në sytë e Gramoz Ruçit dhe Ilir Metës theksoi se SHBA është në Shqipëri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryeministrin Rama e kishte lënë për të diskutuar “tete a tete” e ku sërish në qendër të vëmendjes ishte reforma në drejtësi. Ambasadorja e SHBA-së nuk harroi të prekte nga afër edhe realitetin shqiptar, veçanërisht njerëzit e prekur nga tërmeti në Durrës, ku qeveria amerikane do të japë ndihmën e saj në procesin e rindërtimit.

Për ambasadoren Juri Kim, mandati i saj është një mandat plot sfida për të vijuar aty ku e la edhe Donald Lu, një vit që ndoshta mund të kapë në rrjetë “peshqit e mëdhenj” për të cilët fliste paraardhësi i saj, por që vijojnë të jenë jashtë rrjetës së drejtësisë së re.

Çfarë presin shqiptarët nga SHBA-ja dhe sa do të ndikojë ambasadorja e re në ndryshimin e gjërave në vendin tonë, flasin për gazetën “Fjala” analistët Alfred Lela dhe Skënder Minxhozi.

ANALIZA E ALFRED LELËS:

Alfred Lela: Sfida kryesore e Kimit, të jetë një gjyqtare e paanshme

LEXO EDHE ANALIZËN E SKËNDER MINXHOZIT:

Skënder Minxhozi: Drejtësia e re ka mbështetjen amerikane

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e modalitetit të aeroplanit dukej se...

Lajme të tjera

Web TV