Janë ekselentë, por nuk marrin bursa. Drejtoresha harroi emrat e nxënësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mundi i nxënësve ekselentë në shkollën “Niket Dardani” në Tiranë nuk është shpërblyer me marrjen e një burse, ashtu siç u takon. Antonela Murthi ka denoncuar në emisionin “Boom” në Rtv Ora faktin se dajli i saj nuk e ka përfituar këtë vit bursën, ndryshe nga vitet e mëparshme.

Sipas asaj që deklaron Murthi, drejtoresha e shkollës ka harruar të dërgojë emrat e nxënësve ekselentë në Ministrinë e Arsimit.

“Djali im eshtë ekselent. Këtë vit nuk mori bursë sepse drejtoresha më tha se ka haruar të dërgojë emrat e nxënësve në ministri, kështu me ka thene. Ky është problem i drejtoreshës, unë dua që fëmija im të marrë atë që i takon”, thotë nëna.

“Problemi është i imi, ngarkesa e punës, kam anashkaluar dërgimin e dokumentave. Është gjithë shkolla që nuk kam marrë. I kam sqaruar edhe prindërit e tjerë. Do ia paguaj une nga rroga ime, nëse zonja këmbëngul”, deklaron drejtoresha.

Nga biseda me drejtoreshën, ajo tregon se fondi i kalimit të bursave ka kaluar dhe nuk mund të rikthehet procesi nga fillimi.

Drejtoresha e shkollës i premtoi znj. Antonela se do t’i kalonte lekët në numrin e llogarisë në bankë.

Por ka kaluar më shumë se 2 javë dhe lekët nuk janë transferuar ende.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV