Një virus i ri po qarkullon në Kinë/ Autoritetet konfirmojnë përhapjen e …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kinës tha se një person ka kontraktuar gripin e shpendëve, variantin H10N3, porse rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është i ulët. Ky besohet të jetë rasti i parë i infektimit të një njeriu me H10N3.Pacienti, 41 vjeç, nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital më 28 prill dhe është në gjendje stabile, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

“Ky infektim është një transmetim aksidental midis specieve”, tha ky komision. Sipas tij, “rreziku i transmetimit në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz qysh në vitin 2013. Prej tyre, 616 kanë vdekur. Epidemia e fundit njerëzore nga gripi i shpendëve H7N9 ka ndodhur në Kinë nga fundi i vitit 2016 deri më 2017.

Të fundit

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar...

Rama publikon pamjet/Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre!

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën...

Çfarë po ndodh në Tiranë? 6 mijë gjoba për 72 orë, 14 shoferë në pranga

6000 gjoba janë vendosur në Tiranë gjatë 72 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 14 drejtues mjetesh janë arrestuar...

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re zhvillimi me financim nga Bashkimi...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV