Dy vëllezërit i vranë babanë para syve, trondit vajza nga Dibra: Sa herë dal në ballkon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj më parë dy vëllezërit Altin e Mehmet Mera, nga fshati Luzni, i Dibrës ekzekutuan me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre, Xhetan Koneshën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të fshatit dhe në prani të vajzës së të ndjerit, Mirushes.

Kjo e fundit ka rrëfyer të gjithë historinë e asaj dite, ku pësoi traumë të rëndë, pasi babi iu vra nga dy vëllezërit para syve.

Mirushe Koneshi thotë se dy vëllezërit Mere nuk u mjaftuan, duke e qëlluar me plumba, por edhe pasi kishte rënë në tokë e goditën babain e saj me qytën e armës në kokë. Apeli i vajzës së të ndjerit Xhetan Konesha shkon për instancat shtetërore, që të largojnë nga aty familjen e autorëve, pasi është shumë pranë banesës së tyre.

“Babi ishte duke u futur te makina, i thirri dhe i tha ‘ndalu’. Vazhdoi duke sharë ai, me armën drejt, ja kishte drejtuar babit. Babi i doli para dhe i tha të flasë, çfarë ka me të. Ishim të gjithë afër, sa dolëm nga makina. Ai filloi duke sharë. Pastaj ai i thirri vëllait të vet, se e kishin bërë me paramendim, e kishin ndjekur babin prej tre netësh për ta vrarë. Doli vëllai i vet, babi ishte duke hipur në makinë, dhe ai qëlloi direkt. Babi u ndal dhe i tha që ‘me ty i sqaroj punët unë’. Ai pa u menduar dy herë e qëlloi babin. Pasi babi ishte shtrirë përtokë, i ranë dhe me qytën e automatikut. Edhe pasi shkuan te shtëpia, sërish qëlluan me automatik. Atyre iu bë qejfi, që vranë babin tim. I lutem shtetit t’i largojë se nuk i shikojmë dot. Sa herë dal në ballkon, i shikoj”, thotë vajza e të ndjerit për News24.

Lexo edhe :  Rikthehen reshjet e dëborës në verilindje të vendit

Të njëjtin apel bën edhe bashkëshortja e viktimës. Emrie Konesha shprehet se ngjarja është tejet tronditëse jo vetëm për shkak të vrasjes, por sipas saj i është dhunuar kufoma e bashkëshortit. Emria është bijë te Merat dhe thotë se kurrë nuk e kishte menduar që dajat e fëmijëve të saj do t’i linin ato pa baba.

Ndërsa kunata e Xhetanit, fajëson strukturat e Policisë së Dibrës, të cilat sipas saj, nuk e kanë bërë punën e tyre, pasi kjo ngjarje e rëndë duhej të ishte shmangur, ndërsa rrezikon që ngjarja të përsëritet, pasi të dy familjet vijojnë të jetojnë pranë njëra-tjetrës./Bw

Të fundit

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet...

“Ja 70 aksionet e javës!” Hiqet si polic e bën video me armë, procedohet

Policia e Shtetit njoftoi ditën e djeshme se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 20-vjeçarin me inicialet A.H. Po cili ishte problemi...

Arrestimi Veliajt/ Ish-prokurori: Kallëzimi, anonim! “Letra e Jovan Bregut” u dërgua nga…

I ftuar në emisionin “Open” ish-prokurori Ervin Karanxha ka deklaruar se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i tepruar. Sipas tij hetimi i...

Rusia njeh Kosovën? Flamuri në një park të Shën Petersbugut, shpërthejnë polemikat

Kosova është bërë shkak i një debati të nxehtë në Shën Petersburg të Rusisë. Një park i këtij qyteti duket se ka njohur Kosovën...

Ish-prokurori Eugen Beci: Masa “arrest me burg” për Veliajn e tepruar

Ish-prokurori Eugen Beci, në emisionin “Open” në Neës24, deklaroi se lënia në burg e kryebashkiakut Erion Veliaj, është masë e tepruar. sipas Becit, megjithë rrezikun...

Lajme të tjera

Web TV