Aksidenti në Tiranë /E reja humbi këmbën, shoferi 19-vjeçar është djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi 19-vjeçar i cili aksidentoi një 30-vjeçare në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë është identifikuar me emrin Jehon Breçani.

19-vjeçari  ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.

Mësohet se 30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.

Të fundit

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Lajme të tjera

Web TV