Covid-19/ Vetëm 10 raste të reja në Shqipëri, asnjë humbje jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë humbje jete nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar vetëm 10 raste të reja nga mbi 2 mijë testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat ditore duke njoftuar se aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Shifrat e plota:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10

Të shëruar në 24 orë      16

Lexo edhe :  Veliaj uron 1 Qershorin: Fëmijët janë frymëzimi që ne të punojmë më shumë


Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983

Raste pozitive             132,459

Raste të shëruara        129,842

Raste Aktive                  164

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48

Tiranë          39

Berat             20

Elbasan        14

Lezhë           11

Durrës          10

Gjirokastër  7

Korçë           6

Dibër             3

Fier                3

Vlorë              2

Kukës           1

Të fundit

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Shehi: Parlamenti s’mund të jetë peng i 10 vetëve që veshin nga një bluzë

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin ‘Open” në News24 se protestat mund të merren në konsideratë jo me 300 vetë, por nëse...

Kishte humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës, policia gjen turisten franceze

Policia ka shpëtuar një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet në Malin e Çikës. Për gjetjen e turistes franceze u angazhuan grupet e...

Gjarpri helmues i hyn në dhomën e gjumit, shpëton banori në Berat

Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë...

Lajme të tjera

Web TV