Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit, Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit, në fjalën e saj është shprehur lidhur me situatën epidemiologjike në vendin tonë. Manastirliu ka thënë se në Shqipëri është përmirësuar situata nga Covid, dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, është shprehur Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.

Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perëndimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  300 pemë të reja në Liqenin e Farkës, Veliaj: Investimet kanë rritur vlerën e pronës

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, OliverVarhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha Varhelyi.

Ndërkohë, ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vendet e Ballkanit Perendimor tashmë konsiderohen nga Gjermania si zona me risk të ulët, duke iu referuar të dhënave të Institutit të njohur Robert Koch.

Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha Spahn.

 

Të fundit

Berisha si Aranit Çela

Nga ARTUR  AJAZI Edhe në vajtjen e tij të dytë për “tu paraqitur” nëSPAK, kreu i PD-së Sali Berisha, mbajti...

Instagram njofton se ka gati aplikacionin konkurrent të TikTok, çfarë është Edits

Instagram njoftoi dje nisjen e një aplikacioni të ri për krijimin dhe ndarjen e videove të shkurtra, mes problemeve ligjore me të cilat përballet...

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vihet në pranga 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi theu masën e arrestit në shtëpi. Gjithashtu 35-vjeçari ka rezultuar se po drejtonte automjetin pa...

Kim Kardashian konfirmon romancën e re të dashurisë

Kim Kardashian nxiti aludimet se ishte në një romancë dashurie  me një burrë misterioz në trailerin e sezonit 6 të “The Kardashians” që u...

Tirana gjen menjëherë zëvendësuesin e Maganin, rikthen në stol Bledi Shkëmbin

Pak minuta pasi njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me Gugash Maganin, Tirana bëri zyrtare rikthimin në pankinë të Bledi Shkëmbit. Me anë njoftimi për mediat,...

Lajme të tjera

Web TV