Keni plane të vizitoni Greqinë? TIA sqaron qytetarët shqiptarë: Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka hapur kufijtë për shqiptarët edhe pse me kuota të kufizuara. Sipas vendimit të fundit, udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.

“Tirana International Airport” ka sqaruar kushtet që duhen plotësuar për qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Sipas TIA,  të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit.

Njoftimi i plotë

Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike

-Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1) Test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

-Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.

-Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

-Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.

Lexo edhe :  SPAK “vetëmburret” para ambasadorëve

-Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.

-Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:

https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

-Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.

-Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.

-Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.

Të fundit

Korça mbulohet nga mjegulla, policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes shpejtësinë

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale. Siç shihet e në pamje, prania e mjegullës është e madhe çka bën që...

Martesë për biznes? Luiz Ejlli i përgjigjet Dalina Buzit: I doli boja fytyrë dy mijëshes

E ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, me sinqeritetin që e karakterizon, bëri një deklaratë të fortë për çiftin Luiz-Kiara. Ajo ka komentuar...

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të forcuar kontrollin, ndërsa...

Projektet hekurudhore/ Balluku: Qeveria mund të mundësojë një pjesë të tyre

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për hapjen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë - Hani i...

Sezoni i Mbjelljeve: Gjelbërim për Shkollat dhe Lulishtet e Tiranës

Sezoni i Mbjelljeve filloi me shtimin e gjelbërimit në shkolla, lulishte, e rrugë të ndryshme të qytetit. Ky është momenti i duhur për të zëvendësuar...

Lajme të tjera

Web TV