Mini-Shengen/ Kosova refuzon pjesëmarrjen, Vuçiç takim me Ramën dhe Zaev më 29 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se më 29 qershor do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit.

Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiçit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë.

Megjithatë, në marrëveshjen për normalizimin ekonomik me Serbinë, të nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator, 2020, në Uashington, njëra nga pikat parasheh edhe bashkëpunimin e Kosovës në kuadër të mini-Shengenit.

Vuçiç tha të enjten se pret që nga takimi të dalin vendime për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

“Ajo që ka një rëndësi të madhe për ne, është sistemi i lejeve të punës: ai që merr lejen e punës në territorin e njërit prej tre vendeve, të ketë leje pune në të tre vendet. Me këtë do të sigurojmë më shumë fuqi punëtore, që mungon në Serbi”, tha Vuçiç.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Vuçiç tha se bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të rritet vazhdimisht.
“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është dhënë datë për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian]. Mendoj se është e padrejtë”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se vendi i tij do të vendosë linja direkte udhëtimi me Kinën./REL/

Të fundit

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur dhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë...

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur...

‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nga Britania në SHBA, nga Japonia në Australi e më tej, burra në të 20-at dhe 30-at vazhdojnë të jenë të fiksuar pas lokomotivës...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,...

Zgjedhjet/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD, certifikohet Elbasani

Certifikohet Elbasani. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Elbasanin, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin. Ndërkohë pritet edhe vendimi për Durrësit...

Lajme të tjera

Web TV