Një pushues ka humbur jetën këtë të shtunë në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.
Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur në breg të detit ndërsa ende nuk është identifikuar.
“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit”, thuhet në njoftimin e policisë.