Akuzohet për abuzim seksual, vihet në pranga pronari i Angers SCO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e sportit në Francë është përfshirë nga një sërë skandalesh të abuzimeve seksuale, përfshirë këtu Federatën Franceze të Sporteve të Akullit (FFSG), si dhe fushën e futbollit.

Një prej ish-trajnerëve të sporteve të akullit është akuzuar për përdhunim,por tashmë një tjetër rast i rëndë ka dalë në dritë raporton “La Vanguardia”

Pronari dhe presidenti i klubit të futbollit Angers SCO, Said Chabane, ekip i cili luan në divizionin e parë, Ligue 1, është marrë në pyetje dhe arrestuar, pasi u akuzohet për sulm seksual nga një punonjëse.

55-vjeçari me origjinë algjeriane zotëron ndërmarrjen ushqimore Cosnelle. Biznesmeni mori nën kontroll SCO Angers, një klub njëqindvjeçar, në vitin 2011.

Chabane është akuzuar nga një punonjëse, por janë dhe dy viktima të tjera të mundshme që janë identifikuar nga hetuesit për këtë rast. Pronari i klubit kishte prekur vithet e punonjëses dhe pjesët e tjera intime pa pëlqimin e saj.

Në një deklaratë për mediet klubi tregoi se Chabane hedh poshtë të gjitha akuzat dhe: “do të sjellë para drejtësisë të gjitha elementet që do t’i lejojnë atij të rivendosë të vërtetën dhe të ruajë nderin e tij”.-thuhet në reagim.

Pronari Angers me këtë shënim kërkon të vërtetojë pafajësinë e tij dhe për këtë ai është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht në hetim raporton media franceze./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Çuditë politike/ I “djathti safi” Shehaj polemikë me të “majtin safi” Malaj

Ish-ministri i Partisë Socialiste Arben Malaj pretendon ftesë për bashkëpunim nga kreu i Partisë Mundësia e Agron Shehaj, por...

Veliaj 5 orë në SPAK: U denoncova nga një njeri që nuk ekziston

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit dje në Prokurorinë Speciale SPAK, ku u mor në pyetje për pesë orë. Pasi dha...

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

Lajme të tjera

Web TV