50 vjet nga vdekja e Jim Morrison, Parisi përkujton “legjendën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai zë një cep të vogël, të një varreze në Paris, por shumë mijëra e kërkojnë akoma: 50 nga vdekja e tij, Jim Morrison mbetet një “prani përrallore” në “Qytetin e Dritës”, shkruan france24.com.

Vdekja e frontmenit të The Doors në 3 korrik 1971, ishte një nga shenjat kryesore që optimizmi i viteve 1960 po përfundonte në zymtësi.

Sot, Mbreti i “Lizard” shtrihet në varrezat Pere-Lachaise në skajin lindor të qytetit të Parisit.

“Është një varrezë që ai e donte veçanërisht. Ai shpesh vinte duke ecur këtu,” thotë kritiku i rokut dhe i apasionuar pas The Doors, Sophie Rosemont. 

Shtëpia e fundit e Morrison ishte një apartament në katin e tretë të rrugës 17 Beautreillis në lagjen bohem të Marais.

Ajo ishte në pronësi të modeles Elizabeth “Zozo” Lariviere, dhe Morrison u zhvendos atje me të dashurën e tij Pamela Courson, duke shpresuar t’i shpëtonte çmendurisë së famës së tij në Shtetet e Bashkuara dhe t’i përkushtohej shkrimit.

Ai do të mbijetonte vetëm tre muaj në Paris.

Versioni zyrtar është se ai vdiq në vaskën e tij të banjës nga arrest kardiak, në moshën 27 vjeç.

Por në fasadën e ndërtesës së tij të vjetër, dikush ka lënë një shënim: “Jim Morrison nuk vdiq këtu” – një shenjë që një histori tjetër ka kohë që bën xhiron.

Gazetari Sam Bernett ka hetuar rastin gjatë viteve, dhe argumenton se legjenda e rokut ishte mbidozë në tualetet e një klubi nate, Rock’n’Roll Circus.

“Fytyra e tij ishte gri, sytë e tij të mbyllur, kishte gjak nën hundë dhe një shkumë të bardhë rreth gojës pak të hapur dhe në mjekër, ai nuk po merrte frymë”, shkruan Bernett në “The End: Jim Morrison”.

Megjithatë këto 50 vite të kaluara vetëm sa e kanë forcuar më tej mitin e një prej ikonave më të fuqishme në historinë e muzikës popullore.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i njohur, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Një fenomen mbresëlënës, nëse mendoni se “The Doors” u formuan në 1965 dhe se albumi i parë u prezantua në 1967, i fundit me Morrison në ’71.

I apasionuar pas kinemasë, por edhe adhurues i zjarrtë i Elvisit dhe Sinatrës, lexues i paepur i Rimbaud dhe Baudelaire, i William Blake, Beat, Celine, Nietzsche, admirues i Artaud dhe studiues i psikologjisë dhe miteve të indianëve amerikanë, Morrison arriti ta transferojë këtë univers kulturor të artikuluar në figurën e një prej këngëtarëve lider më të pacipë në histori.

Morrison u bë menjëherë një simbol i reagimit të universit rinor ndaj institucioneve, por nuk mund të harrohet simbioza e mrekullueshme midis zërit dhe personalitetit të tij dhe muzikës së “The Doors”, një nga grupet më me ndikim dhe më origjinal i historisë, që është gjithashtu edhe arsyeja pse pas 50 vjetësh miti i Mbretit Hardhucë është ende kaq i gjallë.

Varri i Jim Morrison vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara dhe sot është i rrethuar për të përmbajtur turmat e adhuruesve të tij./MCN.tv

 

 

Të fundit

Si të mbyllni 2024-ën, dhe të filloni 2025-ën fuqishëm

Përpara se të ktheni vëmendjen tuaj tek e ardhmja dhe të vendosni objektivat e Vitit të Ri, merrni një...

“Pak orë para hapjes”, Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet nga punimet e fundit në kantierin e Unazës së Madhe. “Mirëmëngjes dhe me punimet e fundit në kantierin e Unazës...

Nga Gjirokastra në Dibër, qytetet ku Rama e Berisha kanë simpatizantët më të zjarrtë

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ka treguar qytetet kryesore të Shqipërisë ku pëlqehen më shumë Berisha dhe Rama. I ftuar në “Review” në Euronews Albania,...

15 mesazhe të veçanta për t’u uruar njerëzve të dashur Vitin e Ri

Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga...

Cilat janë frutat më të shtrenjta në botë dhe ku kultivohen?

Kur mendojmë për fruta, shpesh na vjen në mendje një shije të freskët dhe të shijshme që mund ta gjejmë në çdo dyqan ushqimesh. Por,...

Lajme të tjera

Web TV