Kryeministri Edi Rama i pranishëm në “Forumin e Prespës” që po zhvillohet me praninë edhe të përfaqësuesve amerikanë, ka lëshuar kritika për BE-në për zvarritjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Nga Fernada Cenko
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër sa i takon mos hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në “Forumin e Prespës” që po zhvillohet prej dy ditësh në Ohër, Rama ka mbajtur fjalën e tij, ku ka atakuar edhe KiE por edhe Bullgarinë që nuk po hap rrugë për Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë sonë u shpreh se Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk e kanë më në dorë, por as mund të paketohen e futen në anije për të shkuar në BE. “Prandaj i thashë Zoranit, (Zaev) muzika e zakonshme që dëgjonte nga Europa, duhet të vazhdojmë meqë ne zgjodhëm, nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal, kjo është rruga e vetme për ne, nuk bëhet fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e futen në anije, por bëhet fjalë për ndërtimin tonë në vendet tona, shtetet tona që funksionojnë si çdo vend tjetër i BE. A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim”, tha Rama. Ai thotë se Europa nuk mund të tregojë çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE. ”Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk e ndjej më, fare, jam tepër serioz. Nuk e them këtë sa për të thënë diçka, me të vërtetë më nuk e ndjej fare, nuk e pres atë që e ndieja kur filloi. Meqë e dini, mund të organizoni dasëm të mirë njëherë me atë që do të bëni që gjithçka të duket shkëlqyeshëm, dhe nusja në fund nuk paraqitet. Këtë mund ta bëni dy herë, duke u lëshuar përsëri në vendosjen e skenarit me zbukurime të bukura, ushqim, mysafir. Nusja përsëri nuk vjen. Atëhere thjesht e tregoni fjalën dhe nuk organizoni dasëm”, ka bërë Rama një paralelizëm për të sjellë reagimin e BE-së. Kryeministri Rama tha se nuk mundet që Europa të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë në rajon. “Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. Ti falenderohemi Zotit që nga një anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu. Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera”, tha Rama.
Konflikti me Kosovën
Kreu i qeverisë theksoi se dikur nuk e mendonte që në një tryezë të ulej kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, siç janë Albin Kurti dhe Ana Bernabiç. “Pash një ‘boks’ mes Albinit dhe Anës me fjalë. Ata janë sot këtu. Kjo është e paimagjinueshme që ta ëndërronim para disa ditësh. Dua ta përfundoj me një porosi. Ne u thirrëm nga ‘Papa’ i BE, Merkeli, dhe ne deshëm që të shkojmë në audiencë tek Papa. Dhe u gjendëm tek aj për të ndërtuar ardhmërinë e përbashkët. Kur u paraqit pengesa nga Brukseli, vazhduam të ecim më tutje”, tha Rama. Rama ndër të tjera theksoi se vëllezërit grekë aktrojnë kur thonë se ishin të parët në rajon dhe se shqiptarët dhe vendet e tjera ishin pasardhës të tyre. “Kemi edhe konflikte. Madje edhe vëllezërit tanë grekë aktrojnë se kanë ardhur këtu para të gjithë të tjerëve dhe se ne të tjerët jemi pasardhës të tyre. Ne jemi këtu të gjithë bashkërisht dhe pas shumë shekujsh bisedojmë dhe takohemi”, tha shefi i qeverisë shqiptare. Rama ka vënë theksin edhe në “lirimin” e kufinjve. Ai tha se në këtë pikë mund të ketë bashkëpunim me shtetet respektive. “Të kemi një sportel në kufi, që t’i shndërrojmë kufijtë të hapura dhe të lira. Këtë mund të bëjmë edhe vetë. Duhet të vazhdojmë të lëvizim në këtë drejtim. Ne do e vazhdojmë të bëjmë këtë çdo vit, por kjo nuk varet prej nesh. Nëse BE do tëm arrë vendimin që ne presim, por kjo tjetra varet prej nesh dhe ne do e bëjmë atë. Njerëzit e këtyre vendeve kanë vështirësi gjatë kalimit të pikave kufitare. Është miopi që të kuptosh se investimet e mëdha do të vijnë në vendet tona”, tha Rama.
Konferenca ndërqeveritare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka kursyer batutat me BE për negociatat dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Rama thotë se nëse BE nuk do të mbajë një të tillë, atëhere është shumë mirë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është një më pak. Ndërkohë Rama shton se në BE janë më nervozë dhe në depresion se në Ballkanin Perëndimor. “Nuk jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Sinqerisht ua them. Janë më depresivë prej nesh në BE, më nervozë. Ata mund të bëjnë siç mendojnë, mund të bllokohen në mekanizmin e tyre të konsensusit, djema na vjen keq me ju, do ju mbështesim, mos u mërzisni, do ju mbështesim edhe pse jeni të mërzitur, keni një vend për tu zbavitur dhe ky vend është Ballkani Perëndimor. Pra mos mendoni se jemi në depresion, jemi super”, tha Rama.