Dy djem të mitur të moshës 8 dhe 9 vjeç, akuzohen për vrasjen e një 62-vjeçari në Karolinën e Jugut, në SHBA. Burri u qëllua me pushkë ndërkohë që drejtonte traktorin e tij.
62 –vjeçari Danny Andrew Smith, u gjet me një plumb në pjesën e shpinës.
Sipas sherifit të qarkut Mike Crenshaw, viktima në 23 qershor po punonte në arën e tij me traktorin, kur dy fëmijët hapën zjarr ndaj tij. Autoritet amerikane shtojnë se që të dy fëmijët gjuajtën kundër 62-vjeçarit dhe si pasojë u ngritën akuza penale ndaj tyre .
Sipas ligjit në SHBA fëmijët nuk mund të dërgohen në burgun e të miturve pasi janë shumë të vegjël, kështu që u lanë të lirë nën mbikëqyrjen e prindërve të tyre.
Zyra e prokurorit nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre, ndërsa ka refuzuar të japë detaje lidhur me ngjarjen.